E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejtoret e kultures imunitet ndaj ministrave

Komisioni i Edukimit dhe Mjeteve te Informimit Publik eshte mbledhur serish ne shqyrtimin nen per nen te ligjit Per Artin. Palet kane debatuar mbi drejtoret e institucionit bordet artistike dhe ngritjen e Qendres Kombetare te Artit

Ne diten e dyte te diskutimit nen per nen te ligjit Per Artin ne Komisionin e Edukimit dhe Mjeteve te Informimit Publik eshte gjetur gjuha e diskutimit ku si rralle here u jane shmangur ngjyrimeve apo interpretimeve politike. Ne pjesen e neneve qe u kaluan per miratim problemet me te prekshme ishin emerimet e drejtoreve te institucioneve te artit dhe statusi i tyre zgjedhja e bordeve artistike dhe funksionet e tyre e po ashtu funksionimi i Qendres Kombetare te Artit. Ne diskutimin mbi titullarin e institucioneve artistike i cili propozohet nga ministri i Kultures dhe miratohet nga Keshilli i Ministrave deputet hodhen idene se keto jane emerime me ngjyrime politike. Ka qene Ismail Hoxha ai qe hodhi se pari idene qe kandidaturat qe do te propozoheshin te zgjidheshin nga nje komision i vecante per te shmangur ngjyrimet politike gje e cila u duk pa vend per te tjeret. Ndersa kane rene dakord per mandatin 4-vjecar te drejtorit te institucionit nje shqetesim i ngritur ne komision ishte shkarkimi apo nderrimi i drejtoreve sipas oreksit te ministrave. Fatmir Toci propozoi ne kete rast qe ne ligj te kete pika qe specifikojne rastet se kur nje drejtor mund te shkarkohet. I te njejtit mendim ka qene edhe Fatbardh Kadilli i cili u shpreh se ky problem mund te zgjidhet duke i kufizuar te drejten ministrit per shkarkimin e drejtoreve. Nese ne ligj percaktohen specifikisht rastet se kur titullari i nje institucioni mund te shkarkohet atehere ne garantojme sigurine e ketyre drejtoreve qe te mos emerohen e te hiqen sa here qe nderrohen ministrat ka thene Kadilli. Ky propozim ka gjetur edhe mbeshtetjen e pjeses tjeter te deputeteve si te mazhorances ashtu edhe opozites. Ne perfundim pika 3 e nenit 9 te ligjit u la te rishikohej duke saktesuar se titullari i nje institucioni artistik mund te shkarkohet vetem ne rastet kur shihet nje shkelje e hapur e ligjit. Pika e dyte e debatueshme e ligjit kane qene bordet artistike qe kane marre kohen me te madhe te takimit. Luiza Xhuvani duke ofruar pervojen e saj si aktore i ka quajtur keto borde thjesht formale ne nje kohe kur kryetar i tyre eshte drejtori i institucionit. Bordi lind per nje vendim kolegjial demokratik dhe si koncept eliminon diktatin e individit. Funksionimi ideal eshte te propozohet nga grupet e interesit qe vetekuptohet kryetari i institucionit percakton kush do te jene per vleren dhe jo detyren. Duhet te jene personalitete te artit por ne menyre kategorike nuk duhet te jene njerez me pushtet politik pavaresisht bindjeve te tyre. Ky bord ne menyre te pavarur duhet te percaktoje edhe drejtuesin e tij. Me menyren se si e trajton ky ligj bordin ne perberje te tij kemi nje perfaqesues te Ministrise se Financave nje te MTKRS dhe drejtori. Pra nuk mbetet thuajse asgje per perfaqesuesit e artit. I bie qe ky bord te jete formal dhe duhet te rishikohet ne koncept ka thene Xhuvani. Por pranine e perfaqesuesve te ministrive Kadilli e ka quajtur te domosdoshme per te ndjekur ecurine e politikave te institucioneve te tyre. Rajmonda Bulku nga ana e saj ka propozuar nje percaktim per funksionet dhe strukturen e bordit ku drejtori ka te drejte te therrase bordin per shqyrtimin e projekteve artistike por jo te vendose mbi ta. Ndersa Xhuvani dhe Toci kane kembengulur qe kryetar i bordit artistik te mos jete drejtori i institucionit por te zgjidhet nga vete perfaqesuesit tjeter mendim ka ndare Kadilli. Sipas tij nese bordet do te jene vendimmarres per repertorin artistik dhe per politikat e tjera qe do te ndiqen ne institucion atehere drejtori qe vjen ne krye te institucionit me nje platforme te veten nuk ka mundesi ta zbatoje ate. Pas shume diskutimesh u vendos qe drejtori te jete pjese e bordit artistik por jo kryetar dhe te kete te drejten e votes. Ngritja e Qendres Kombetare te Artit si nje institucion i ri ka kaluar po ashtu ne debate. Luiza Xhuvani e ka cilesuar kete si nje institucion te klonuar te Ministrise se Kultures qe rezultati final nuk eshte gje tjeter vecse nje fryrje e sistemit burokratik menaxhimit te fondeve te artit dhe kultures madje i le vend edhe shperdorimit te fondeve per qellimin artistike. Me kete konceptim te ligjit reforma qe duam tu bejme institucioneve te kultures dhe artit eshte thjesht nje iluzion politik abuziv ka thene Xhuvani. Ajo ka kerkua autonomi buxhetore te ketij institucioni nga MTKR. Ne nderhyrjen e saj Moza Sofroni drejtoreshe e artit ne MTKRS ka sqaruar se Qendra Kombetare e Artit eshte nje institucion i pavarur qe ka cdo vit nje buxhet te vetin dhe jo 40 te buxhetit te MTKRS. Te gjitha palet e interesit jane keqkuptuar ne kete pike ka thene ajo. Sugjerimet e bera jane perfshire ne nene nderkohe qe te dyja aktoret-politikane Bulku dhe Xhuvani kane ngritur edhe njehere nje shqetesim te perseritur mjaft nga komuniteti i artisteve. Sipas tyre fitimet qe institucionet marrin nga biletat duhet tu mbesin institucioneve qe do ti perdorin per shfaqje te tjera dhe jo ti shkojne shtetit. Strazimiri ka theksuar se ky eshte nje problem qe mund te zgjidhet me Ministrine e Financave duke theksuar se nuk ishte dakord me perqindjen e paket qe u mbetet institucioneve nga te ardhurat por duke lene te kuptohet qe ky problem nuk mund te marre zgjidhje ne kete ligj. Xhuvani nga ana tjeter ka thene se vetem ne Shqiperi ndodh qe nje bilete teatri te vleje sa nje shishe birre dhe me pak se filmi. Me humor Edi Paloka ia ka kthyer se nese do te rritej cmimi i biletes nuk sheh me njerez jo vetem ne teater por as ti kalojne afer. Nje pjese e mire e neneve kane kaluar pa verejtje nderkohe qe mbeten ende disa te tjere per tu shqyrtuar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›