E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dialogu me Julian Assange

Gazeta britanike The Guardian nje nga gazetat qe ka publikuar permbledhjen e te gjitha dosjeve te Wikileaks Afganistan Irak diplomacia ka krijuar nje dialog mes lexuesve dhe Julian Assange permes internetit. Ja cilat jane disa nga pyetjet qe i jane bere keto dite pas publikimit te dokumenteve diplomatike dhe pergjigjet qe ai ka dhene.

Do te doja ta nisja me kete pyetje. Ju keni pasaporte australiane. A do te donit te ktheheshit ne vendin tuaj apo ne keto kushte e keni te pamundur per shkak te rrezikut te arrestit

Une jam nenshtetas australian dhe me merr malli shume per vendin tim. Megjithate gjate javeve te fundit Kryeministrja australiane Julia Gillard dhe Prokurori i Pergjithshem e kane bere te qarte se jo vetem qe kthimi im ne Australi eshte i pamundur por qeveria e Australise eshte duke bashkepunuar aktivisht me qeverine amerikane ne sulmet ndaj meje dhe njerezve te Wikileaks.

Ne cmenyre mendoni se i keni ndryshuar ceshtjet nderkombetare Ne kete mes keni marre te gjithe vemendjen e njerezve a mendoni se edhe ata qe jua kane dhene kete informacion meritojne nje fjale mirenjohjeje nga ju

Gjate kater viteve te fundit nje nga qellimet tona ka qene qe te veme ne pah vleren e jashtezakonshme te atyre qe japin informacionin dhe rrezikut te madh dhe real qe ata ndermarrin ne te gjitha vendimet per te publikuar materiale te rrezikshme. Nese sic e thote edhe vete Pentagoni ushtari i ri Bradley Manning eshte personi qe na ka furnizuar me disa materiale atehere pa dyshim qe ai eshte nje hero me vlera te jashtezakonshme.

A keni publikuar ose do te publikoni materiale me emrat e informatoreve afgane apo ndonje gje tjeter te ngjashme A jeni i gatshem qe te censuroni emrat e atyre qe mendoni se mund te rrezikojne jete njerezish

Wikileaks ka nje histori publikimesh 4-vjecare. Gjate kesaj kohe nuk ka pasur asnje akuze te besueshme madje as nga ana e Pentagonit qe qofte edhe nje njeri i vetem eshte demtuar si pasoje e aktivitetit tone. Dhe kjo pavaresisht nje pune te jashtezakonshme per te manipuluar spiunuar apo dezinformuar njerezit per te kunderten. Ne kete drejtim do te vazhdojme sic e kemi nisur.

Departamenti i Shtetit eshte duke ngritur dyshime ne lidhje me faktin nese ju jeni nje gazetar apo jo. Ne fakt a jeni gazetar Per sa i perket publikimit te ketyre materialeve qe keni publikuar a ka ne fund te fundit rendesi fakti i te qenet apo jo gazetar

Librin tim te pare e kam shkruar ne moshen 25-vjecare dhe kam marre pjese ne realizimin e dokumentareve kam shkruar ne gazeta kam qene pjese e televizionit dhe internetit per shume vite. Megjithate nuk eshte e nevojshme qe te debatohet ne lidhje me te qenet apo jo gazetar per sa i takon personit tim. Megjithese une ende shkruaj kerkoj dhe hetoj roli im paresor eshte ai i botuesit dhe kryeredaktorit qe organizon dhe drejton gazetaret e tjere.

A ju kane sjelle deri me tani dokumente qe kane te bejne me ceshtjen e UFO-ve apo jashtetokesoreve

Na jane derguar shume materiale te ndryshme ne lidhje me kete ceshtje por deri me tani ato nuk kane permbushur dy nga rregullat tona thelbesore per publikimin e materialeve
dokumentet nuk duhet qe te kene per autor derguesit apo te jene dokumente personale
dokumentet duhet te jene origjinale.

Megjithate eshte per tu theksuar se nder materialet qe pritet te publikohen ka prej tyre qe kane te bejne me UFO-t.

Cfare ka ndodhur me te gjitha dokumentet qe jane publikuar ne Wikileaks para daljes se dokumenteve te fundit pra atyre per Afganistanin Irakun dhe diplomacine A do ti vendosni serish online ne nje tjeter moment

Nje pjese e mire e tyre jane ende online te mirror.wikileaks.info dhe pjesa tjeter do te kthehet ne sajt sapo te gjejme pak kohe te lire per te zgjidhur te gjitha komplekset teknologjike me te cilat po merremi aktualisht. Qe nga muaji prill i ketij viti jemi perpjekur qe te pengojme te gjitha llojet e sulmeve abuzive ndaj sajtit tone nga ana e qeverive dhe organizata qe kemi kunder. Por sigurisht qe nuk jam i lumtur qe puna e bere per 3 vjet e gjysme nuk mund te publikohet ende e plote ne sajt pra nuk eshte e plote ne dispozicion te publikut.

A e keni pritur kete lloj impakti nga e gjithe bota para publikimit te materialeve qe nga muaji prill Skeni frike per sigurine tuaj

Une kam besuar gjithmone se Wikileaks si koncept do te luante nje rol global dhe deri ne njefare mase ishte e qarte qe po e bente nje gje te tille qe nga viti 2007 kur sajti yne ndryshoi rezultatin e zgjedhjeve ne Kenia. Mendoja se ne vend te kater viteve do te duheshin 2 vjet qe sajti te njihej dhe te kryente funksionin qe kryen sot pra ate te publikimit te materialeve sekrete ndaj mund te them se ne kete rast jemi pak mbrapa me planin te cilit i kishim vene vetes dhe kjo tregon se kemi shume pune per te bere. Per sa ka te beje me kercenimet per jetet tona ne jemi duke marre masat e duhura ndersa na duhet qe te perballemi me superfuqi.

Une jam nje ish-diplomat britanik. Gjate detyrave te mia ne te shkuaren kam ndihmuar ne koordinimin e veprimeve shumepaleshe ndaj nje regjimi gjakatar ne gadishullin e Ballkanit vendosjen e sanksioneve ndaj nje shteti qe kercenonte ndermarrjen e spastrimeve etnike dhe kam negociuar per programet e ndihmes ne favor te vendeve te varfra. Asnje nga keto perpjekje nuk do te kishin qene te mundura pa mbajtjen te fshehte te korrespondences diplomatike dhe mbrojtjes se kesaj korrespondence nga publikimi ne media sipas ligjeve te Britanise se Madhe dhe shume shteteve te tjera qe konsiderohen si demokraci liberale. Nje ambasade qe nuk eshte ne gjendje qe te siguroje fshehtesine e percjelljes se informacioneve eshte nje ambasade qe praktikisht nuk mund te operoje. Diplomacia nuk mund te operoje pa fshehtesine dhe mbrojtjen e burimeve. Kjo gjen aplikim ne Britanine e Madhe OKB dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Ne publikimin masiv te dokumenteve Wikileaks nuk eshte duke nxjerre ne pah raste te vecanta gabimesh por eshte duke minuar nje proces te tere diplomatik. Kur ju arrini qe te publikoni materiale diplomatike atehere nuk e keni problem te publikoni edhe email-e personale apo telegrame. Pyetja ime eshte perse nuk duhet qe tju bejme pergjegjes per nje krize te ardhshme nese diplomacia nuk funksionin per shkak te mungeses se fshehtesise

Nese do ta reduktoni gjithe kete shenim te gjate ne nje pyetje te vetme atehere do te jem i lumtur qe tju jap nje pergjigje.

A mund te shpjegoni censuren e identiteteve si xxxxx ne materialet e publikuara Disa identitete problematike jane lene sic jane nderkohe disa materiale kane nje shfaqje te pjesshme te materialeve. Kush mund ta beje kete gjykim pervec qeverise amerikane Me sa di une kerkesa per ndihme qe i bete Departamentit te Shtetit ju eshte refuzuar. A ka nje rend te percaktuar ne publikimin e materialeve apo perzgjedhja e tyre eshte e rastesishme

Materialet qe kemi publikuar korrespondojne me histori te publikuara nga partneret tane te mediave dhe vete ne. Ata jane redaktuar nga gazetare qe kane punuar per keto ngjarje sepse ata e dine mire perse behet fjale. Redaktimet me pas rishikohen edhe njehere nga gazetari apo botuesi.

Ju keni nisur dicka qe nuk mund te ndalet me. Fillimin e nje bote te re. Mos harroni se njerezit jane me ju dhe ju mbeshtesin nga Sllovakia. A keni materiale per ACTA

Po. Ne kemi materiale per marreveshjen tregtare kunder falsifikimit nje marreveshje tregtare qe mund te konsiderohet nje Kale Troje qe nga krijimi sepse eshte ne favor vetem te lojtareve te medhenj. Ne fakt Wikileaks ishte e para qe e vuri kete organizate ne vemendje te opinionit publik me nje material te botuar.

Tom Flanagan nje keshilltar i vjeter i Kryeministrit kanadez se fundi ka deklaruar Une mendoj se Assange duhet te vritet dhe se Obama duhet te beje nje kontrate per kete. Nuk do te me vinte keq nese Assange zhduket. Si ndiheni ne lidhje me kete deklarate

Eumlshte e sakte. Z. Flanagan dhe te tjere i bejne seriozisht keto deklarata dhe ata duhet qe te akuzohen per nxitje vrasje.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›