Uji ne shtepi dhe uji ne brinje
Mua nuk me vjen turp qe jam shqiptar as ne kete situate dhe as ne te meparshmet. Perkundrazi nese do te duhej jam i gatshem ta shqiptoj kudo publikisht. Edhe ne Parlamentin Europian. Ajo cfare ka thene nje deputete e ketij institucioni Mua do te me vinte turp po te isha... dhe e ka deklaruar ndershmerisht ne Tirane nuk i referohet Shqiperise e shqiptareve por klases sone politike. Madje sipas meje jo tere politikaneve. Prandaj cdo transferim i qellimshem i ketij konteksti te ngushte ne nje plan gjitheperfshires sic ka nisur te predikohet eshte nje keqperdorim abuziv dhe i papranueshem. Aq me teper ne rrethana te tilla kur e kemi lakun ne fyt dua te them ujin ne fyt.
Po sot do te vihesha ne zor nese do te duhej ti shpjegoja dikujt gjere e gjate adresen e shtepise sime. Sepse me drojen mos dukesha patetik apo folklorik nuk do te mund ti thosha Or mik sot shtepia jone eshte Shqiperia e kesaj shtepie po i hyn uji nga te kater anet.. Dhe vertet pervec Shkodres se permbytur rendshem ngjan se shqiptaret skane me cati permbytje te pjesshme po ndodhin ngado ne vendin tone. Te tjera vende fqinje a me larg ne kontinent kane njekohesisht te njejtin hall.
Po sot vihesh ne zor kur degjon politikane qe keto rrethana gazepi i konceptojne si kohe muhabeti. Sepse tashme lipset veprim dhe jo shamate qofte dhe i ashtuquajturi debat parlamentar qe te thuash te drejten edhe ne situata normale kthehet ne dyluftime te hatashme ne perleshje verbale dhe cartje morale. E megjithate si zgjedhes dhe si qytetar tekefundit as per kete skam pse te ndihem i turperuar. Them me vete a do te isha une ndryshe me demek burre me i mire Them perseri a nuk eshte kjo shfaqje pjese e identitetit tone kombetar pjesa me e papelqyeshme dhe rrenuese Prandaj ne vend qe ta fshehim ta permiresojme jap nje pergjigje.
Po mua do te me vinte turp ta kycja gojen para Qeverise ti beja fresk e temena Kryeministrit ta shisja shpirtin tek shefi per nje karrige te mos tregohesha kritik i rrepte per cfare seshte bere dhe kur do te behet me fonde e me afate qartesisht te percaktuara. Mirepo jo tani sepse gjithcka ka kohen e saj. Tani eshte ora e urgjences se pergjithshme. Koha e Noes ne njefare kuptimi. Sdihet kur ka ndodhur permbytja biblike por thuhet se vete Noe jetoi 950 vjet. Si eshte e mundur Shpjegim tjeter ska pervecse i tille ishte kalendari i Zotit. Dhe vete Zoti kur ia dha arken dhe gjithe cfare i duhej te shoqen nuk ia dha. Ate e denoi si mekatare. Bota mbare sot eshte nje arke ne oqeanin e boshllekut ndersa Shqiperia si sulja lunder hollake e shkodraneve. Eumlshte perfytyrim i gabuar te mendosh se dikush ka per te rrojtur sa Noeja ne kete lunder jemi mbledhur te gjithe te virtytshem e mekatare dhe ose shpetojme ose mbytemi bashke.
Po sot te vjen zor te tregohesh qorr me sy ne balle. Mjaft te ngresh koken dhe te shohesh malet. Nese Polonia Italia Franca etj. po dynden nga bora jo me fushat jo me cukat e kodrat por as malet tona nuk zbardhin sivjet. Tomori Jezerca malet e Krujes Maranaj e Cukali Alpet e bjeshket e nalta pa bore ne dhjetor Ne vend te reshjeve kristaline ka rene shi shi dhe gjithnje shi. E bora eshte uje i lidhur uje i rezervuar qe leshohet pjese-pjese edhe ne motin e thate te beharit. Keshtu qe tani reshjet i kemi te dyfishuara shi plus shi qe nuk u nguros ne male ne gjithe ato male ne gjithe ato rrepira ne gjithe ate basen ballkanik kah shtrihet Drini i Zi plus Drinin e Bardhe. Koncepti marksist i fitores perfundimtare te njeriut mbi natyren ka rene perfundimisht ne epoken e ngrohjes globale e cila ka sjelle ndryshime rrenjesore klimaterike. Njeriu modern me sjelljen e tij ne toke po e provokon vete ndeshkimin e te Plotfuqishmit. Dhe keshtu pastaj mundesite e tij kthehen ne pamundesi sepse cfare eshte njerezore nuk mund ta mposhte ate qe eshte hyjnore.
Po sot te skuqet faqja dhe ndien zor kur sheh ngazellimin e disave ferkimin e duarve dhe festen e maskuar qe bejne mbi fatkeqesine e te tjereve. Dhe prape te vjen turp nga menyra hileqare si i qasen drames duke shpifur duke sajuar duke manipuluar dhe inskenuar mort.
E kemi kthyer mohimin ne profesion dhe kemi harruar kurajimin njerezor. Zoti mund ti fale mekataret por nuk e fal mekatin aq me pak mekatin qe perseritet me nderrim te portave politike here nga njera pale e here nga tjetra. Por gjithnje duke prodhuar mjegull e lageshtire domethene uje permbi uje. Ne krahasim me ate qe na ka depertuar ne shtepi dhe lepin muret acik ne te vertete ky eshte me kercenues sepse gerryen tinezisht. Eumlshte uje qe na hyn ne brinje dhe disa i semur disa i trishton disa i cmend. Mua me falni per sinqeritetin e tepert me ben me vdeke.