Dialogu me Serbinë, VV qëllon me domate Robert Cooper
Kosovë- Ndërmejtësi i Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë- Beograd, Robert Cooper, është pritur në Kosovë në një mënyrë jo fort të hijshme.
Aktivistë të Vetëvendosjes e kanë qëlluar atë me domate, në momentin që ai po largohej nga selia e qeverisë. Aty ai ka zhvilluar një takim me kryeministrin Thaçi dhe me kryenegociatoren Edita Tahiri. Gjatë zhvillimit të bisedës mes tyre me qindra aktivistë të VV kanë protestuar para Kryeministisë me parrulla kundër dialogut.
Në një deklaratë të shpërndarë për mediat nga Kryeministria mësohet se në takimt është diskutuar për zbatimin e marrëveshjeve të arritur mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë gjatë procesit të bisedimeve teknike në Bruksel.
Ndërmjetësi i BE-së në bisedimet teknike mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, Robert Cooper theksoi se marrëveshjet e nënshkruara nga përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë duhet të implementohen sa më shpejtë, në mënyrë që të ecet përpara në proces,- thuhet në deklaratë.