E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dialogu se shpejti

Eurodeputetja Ulrike Lunacek thote se Komisioni Europian do te nise brenda disa javesh dialogun me Kosoven per liberalizimin e vizave. Sipas saj duhet te shembet 147Muri i Vizave148 edhe per kosovaret. Ne nje interviste per Express Lunacek tregon se ne fund te nentorit vjen ne Prishtine per t146u thene politikaneve qe te organizojne zgjedhje te drejta dhe t146i lene mediat ta bejne punen e tyre. Nga Jeton Musliu me 15 nentor 2010 ne ora 0911

Vjene 14 nentor- Ulrike Lunacek raportuese per Kosoven ne Parlamentin Evropian pas dy javesh do te vije ne Kosove. Ajo beson se kosovaret nuk duhet dhe nuk do te mbesin per shume kohe te vetmit qytetare te izoluar ne Ballkan. Ajo shpreson ne fillimin shume te shpejte te dialogut per liberalizim te vizave me shtetin me te ri ne bote. Por nuk tregon se edhe sa kosovaret duhet te presin ne radhe para ambasadave. Megjithate ajo beson se vendi ka plotesuar kushtet. Ne interviste per Express Lunacek flet edhe per EULEX-in zgjedhjet pjesemarrjen e serbeve qendrimin e Beogradit zyrtar dhe Raportin e Progresit.

Express Dua ta nis kete interviste me nje pyetje qe shpesh parashtrohet si e fundit. Cfare mund t146u thoni qytetareve te Kosoves kur tash pas liberalizimit te vizave per Shqiperine dhe Bonjen e Hercegovinen ata kane mbetur te vetmit te izoluar ne Ballkanin Perendimor
Ulrike Lunacek Mund te them se jam perpjekur dhe kam luftuar edhe me shume kolege ne Parlamentin e Evropes qe Kosova te niste tash dialogun per liberalizim te vizave madje ne shtator menjehere pas veres kemi votuar ne Parlamentin Evropian per kete dhe e kemi derguar ne Komisionin Evropian e keshtu me radhe.
Prandaj me vjen keq ta them por ende kjo nuk ka ndodhur por shpresoj se do te filloje se shpejti. Komisionari per Zgjerim i BE-se Stefan Fule me 9 nentor paraqiti Raportin e Progresit ne Parlamentin e Evropes ku tha se 145dialogu per viza me Kosoven do te filloje se shpejti146. Kjo do te thote se dialogu nuk do te nise kete jave por them se eshte ceshtje javesh.

Express Do te filloje brenda diteve te ketij viti sa kane mbetur
Ulrike Lunacek Shpresoj dhe luftoj per kete. Por une si parlamentare e Evropes nuk jam e vetmja qe vendos. Komisioni Evropian duhet te vendose te shikoje qe edhe qeverite e vendeve anetare te BE-se te pajtohen. Une do te doja qe Komisioni Evropian te ishte me shume i pavarur dhe te vazhdonte punen por gjithashtu e di se sikurse qe eshte tash me Shqiperine dhe Bosnjen pasi Keshilli i Evropes te thote- po disa shtete kane shume dyshime per Shqiperine dhe Bosnjen dhe do te kene dyshime edhe per Kosoven por ceshtja eshte se ato duhet te binden dhe t146u tregohet se gjithcka eshte ne rregull mos u shqetesoni.

Express Por a i ka permbushur Kosova kushtet per nisjen e ketij dialogu
Ulrike Lunacek Me sa di une po por do ta vizitoj Kosoven shume shpejt qe ta shoh vete se si eshte situata por aq sa di une kushtet jane plotesuar.

Ulrike Lunacek Tanja Fajon raportuese ne Parlamentin Evropian per vizat ne Ballkanin Perendimor gjate vizites ne Kosove para disa javesh tha se liberalizimi i vizave eshte ceshtje teknike dhe jo politike. A ka te drejte zonja Fajon
Ulrike Lunacek Sa i perket pjeses teknike keshtu eshte e te gjitha ato kerkesa qe jane teknike duhet te plotesohen. Kete e di edhe Qeveria e Kosoves e sa di une ato kushte per te nisur dialogun jane permbushur. Nuk ka rendesi se per ke behet fjale sepse ato duhet permbushur. Por ceshtje teknike eshte per te zgjidhur edhe problemi qe ka BE-ja brenda vetes me 5 shtetet qe nuk e kane njohur pavaresine e Kosoves. Prandaj e di dhe frikesohem ta them se jane disa probleme politike qe ne kete rast jo domosdoshmerish eshte pergjegjesia e Kosoves. Kjo ka te beje edhe me faktin se disa persona nga disa shtete qe u jane liberalizuar vizat kane ardhur ne vende te ndryshme te BE-se dhe kane paraqitur kerkese per azil. Kjo ka bere qe Ministrite e Puneve te Brendshme te frikesohen se mund te kete edhe me shume qe vijne dhe ata nuk mund te mbrohen nga opinioni i tyre publik qe kjo te ndodh edhe me shtetin e fundit. Prandaj thirrja ime si euro parlamentare drejtuar shteteve te tjera qe kane perfituar nga liberalizimi i vizave eshte- ju lutem tregojuni qytetareve tuaj se heqja e vizave eshte per udhetim te lire por jo me gjate se tre muaj. Ata mund te vizitojne shoket familjen te vizitojne Kullen Eifel ne Paris Opera ne Vjene apo cfaredo tjeter por duhet te kthehen ne shtetet e tyre. Ka edhe disa ceshtje politike qe jane ne kete rast. Por une ende jam e bindur dhe jam shume optimiste se dialogu per vizat me Kosoven do te filloje ne te ardhmen e afert.

Express A jane zgjedhjet e reja qe do te mbahen ne Kosove pengese per te nisur dialogun e shpejte per liberalizim te vizave
Ulrike Lunacek Nuk mund te them asgje. Ndoshta ne mendjet e personave te ndonje shteti mund te kete te atille qe thone... shikoni le te presim perfundimin e zgjedhjeve sepse po ta bejme tash i ndihmon disa parti e nuk i ndihmon te tjerat por une nuk shpresoj ne kete variant por megjithate nuk e di.

Express Pas sa vjeteve mund te kemi liberalizim te vizave
Ulrike Lunacek Nuk mund te them asgje per afate.

Express Dy vjet tri
Ulrike Lunacek Pak a shume dicka e tille por nuk do te nxirrni ndonje date te sakte nga une.

Express Pas publikimit te Raportit te Progresit per Kosoven pozicioni juaj si raportuese per Kosoven ne Parlamentin Evropian eshte permiresuar apo keqesuar kur eshte fjala per ceshtje te ndryshme si ne kete rast liberalizimi i vizave
Ulrike Lunacek Per mua procesi i liberalizimit te vizave nuk eshte mirenjohje se vendi ka dale mire ne Raportin e Progresit. Liberalizimi i vizave eshte veprim me te cilin ju tregohet qytetareve por jo qeverive se ata jane pjese e tere struktures evropiane se mund te udhetojne lirshem. Kur une kam qene e re per shume shtete me duhej viza te kisha pasaporten te prisja ne kufi e keshtu me radhe. Por cfare une u them njerezve eshte se qytetaret e ish Jugosllavise prinderit e ketyre te rinjve gjysherit e tyre kane mundur te udhetojne lirshem gati ne te gjitha shtetet e botes pervec kater apo pese prej tyre. E tash keta njerez te rinj nuk lejohen te udhetojne ne kete bote te globalizuar...kjo thjesht nuk eshte e pranueshme. Te jem me realiste dhe optimiste pak a shume i di veshtiresite e disa shteteve anetare te BE-se qe nuk me pelqen dhe i kritikoj shume here keto vende per shume gjera sepse ato nuk mendojne ne menyre 147evropiane148 per vetem 147per vete148. Dhe per kete me vjen shume keq per qytetaret e Kosoves qe dialogu per vizat ende nuk ka filluar por qe do te filloje shume shpejt ashtu sic Stefan Fule ka deklaruar.

Express Mendoni se Raporti i Progresit eshte pasqyre e vertete e gjendjes ne te cilen eshte Kosova
Ulrike Lunacek Mendoj se eshte pasqyre ne shume aspekte. Eshte i rendesishem per te pare permbushjen e atyre qe ne i quajme vlera apo standarde evropiane qe ne disa raste nuk jane te plotesuar 100 per qind as te ne ne BE ne te gjitha nivelet. Por kjo eshte njefare menyre kontroll i zbatimit te tyre. Dhe nese kjo nuk behet atehere ka probleme ne te shumten e rasteve me shtetet anetare. Por une them se raporti paraqet nje pasqyre reale. E them kete sepse e di qe autoritetet e Komisionit Evropian flasin ne nivele te ndryshme. Ata flasim me Qeverine por edhe me shoqerine civile me gazetare dhe persona te tjere qe mund te jene kritikues te Qeverise per te pare se cilat kushte jane permbushur e cilat jo. Besoj se kjo eshte nje pasqyre reale se cfare Qeveria mund te beje shoqeria civile mund te shikoje se per cfare ata duhet te punojne dhe per kete besoj se eshte mire te fillohet me dialogun per liberalizim te vizave sepse atehere mund edhe media te flase se Qeveria ka bere kete e kete por duhet te beje edhe kete e kete. Eshte menyre per te pasur mediat dhe shoqerine civile te perfshire ne menyre qe te krijohet demokracia te kete kritika e keshtu me radhe.

Express Ju ishit para pak kohesh ne Beograd. Mendoni se Qeveria serbe do t146i ftoje serbet e Kosoves te dalin ne zgjedhjet e 12 dhjetorit
Ulirike Lunacek Shpresoj... dhe vertet shpresoj se do ta bejne kete. Eshte nje vazhdim i mire i asaj cfare Boris Tadic ka deklaruar ne New York pastaj rezoluta me te cilen kerkohet dialogu qe do te ndodh ndermjet dy shteteve. Ne fakt kete Tadic nuk e ka thene tash per tash por kjo eshte prapa saj rezolutes.
Te flasim hapur Qeveria e Serbise dhe qytetaret e saj kane fituar mjaft pas kesaj. Prandaj une e kam bere nje amandment ne Parlamentin Evropian ku kam kerkuar qe ky parlament t146i kerkoje Serbise te mos perzihet e te mos jete jokonstruktive gjate zgjedhjeve. Shpresoj se do te dalin ne zgjedhje por nuk e di cfare do te ndodhe.

Express A jeni e kenaqur me punen e EULEX-it
Ulrike Lunacek Qe nga hera e fundit kur une isha atje ne prill dhe ata filluan per te kontrolluar te ashtuquajturit 147peshqit e medhenj148 mendoj se kane bere nje pune te mire. Shpresoj se ata do te ngrinin padite se shpejti e te vazhdojne me punen e tyre. Se shpejti do ta takoj shefin e ri te EULEX-it. Por une i kam kritikuar shtetet anetare qe ta mbeshtesin EULEX-in te dergojne prokurore dhe gjyqtare. Por ata nuk dergojne sepse nuk kane mjaftueshem. Ne kete rast shteti im Austria nuk dergon me gjyqtare dhe personel perkates ne misionin qe eshte me i madhi i BE-se e qe nese shtetet anetare duan te kete sukses ato duhet te dergojne me shume persona edhe staf te vetin.

Express Cfare do t146ju thoni politikaneve te Kosoves shkurt gjate vizites suaj atje
Ulrike Lunacek Te mbajne zgjedhje e ato te jene te drejta dhe te rregullta te mos perpiqen te bejne asnje perpjekje qe te ndikojne te lejojne mediat te raportojne dhe te bejne punen e tyre e pas zgjedhjeve te krijojne qeverine.

Kosova nuk eshte harruar
Kosova nuk eshte harruar por jane disa kushte qe duhen kryer nga autoritetet kosovare. Keshtu ka deklaruar komisarja e Bashkimit Evropian per Ceshtjet e Brendshme Cecilia Malmstrom lidhur me procesin e liberalizmit te vizave per Kosoven e cila tashme ka mbetur e vetmja ne rajon e izoluar nga pjesa tjeter evropiane.

147Kosova nuk eshte harruar. Sigurisht qe nje dite kjo do te vleje edhe per te. Jane disa kushte te cilat duhen pare nga autoritetet kosovare. Ne jemi duke bashkepunuar ngushte per t146i ndihmuar dhe une shpresoj se shume shpejt ne do te nisim dialogun me Prishtinen per procesin e liberalizmit te vizave148 ka thene Malmstrom te shtunen ne nje interviste per Deutsche Welle.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›