Ne dore te partive

Kryetarja e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Valdeta Daka premton se zgjedhjet e sivjetshme parlamentare do te jene nder zgjedhjet me te monitoruara.
Ajo thote se ka disponim te madh nga mekanizmat nderkombetare dhe vendore per ta ndihmuar kete proces.
147Vezhgues te huaj do te kete boll148 ka thene Daka te dielen per Express.
147Ka interesim te madh. Do te na ndihmoje edhe asociacioni europian i vazhduesve te zgjedhjeve. U kemi derguar ftesa komisioneve rajonale te zgjedhjeve dhe pritet te vijne vezhgues nga Shqiperia Maqedonia... Pastaj ambasadat e Quintit dhe ambasadave te tjera do te kene 145shikuesit te tyre diplomatike146 qe ne fakt jane vezhgues. Do te kete 150 ekipe te ambasadave qe i bie qe ne cdo komune do te kete nga tri ekipe. Njeheresh Parlamenti Europian dergon vezhguesit e tij. Pa harruar vezhguesit e NDI146se dhe ENEMO146s...148 ka shtuar ajo.
Komentet e Valdete Dakes vijne pasi qe disa partite shfaqen dyshimet e tyre per mundesine e manipulimit te votave me 12 dhjetor.
Kryetarja e KQZ146se thote se gishti duhet drejtuar diku tjeter.
Sipas saj procesi zgjedhor eshte ne doren e partive politike.
147Une vazhdimisht po e perseris se KQZ146ja vetem i organizon zgjedhjet. Ne duart tona zgjedhjet jane deri ne diten e zgjedhjeve derisa dita e votimit eshte ne doren e komisionareve keshillave te votuesve mbi te gjitha eshte ne doren e partive politike148 thote Daka.
Po Kryetarja e KQZ146se duket te jete optimiste se procesi zgjedhor do te shkoje mire.
Ne kete drejtim thote ai do te ndihmoje edhe buxheti i ndare per organizimin e zgjedhjeve.
147Ne konton e KQZ146se aktualisht jane 7.5 milione euro. Plus nje milion do te na ndahet me pas. Ky eshte komplet buxheti qe kemi kerkuar per vitin e ardhshem dhe buxheti shtese per kete vit148 ka treguar Daka.
Sipas saj zgjedhjet e 12 dhjetorit do te kushtojne goxha shume.
147Zgjedhjet e jashtezakonshme jane pak me te shtrenjta sesa zgjedhjet e rregullta. Sepse ne tendera shkohet me afate te shkurtra cka do te thote se nuk kemi mundesi te gjejme ndoshta gjithmone cmimin me te ulet148.
Valdete Daka thote se tashme eshte ne fazen permbyllese tenderi per shtypjen e fletevotimeve dhe beson se gjithcka do te qartesohet javen e ardhshme.
Pervec mundesise se manipulimit te votave me 12 dhjetor nje ceshtje tjeter qe mund t146i vere hije te keqe procesit eshte edhe certifikimi i rezultateve. Ne baze te Pakos se Martti Ahtisaarit zgjedhjet certifikohen nga KQZ146ja dhe nga nje mekanizem nderkombetar. Por ne zgjedhjet lokale te vitit te kaluar asnje mekanizem nderkombetar ishte kontraktuar per te bere certifikimin e rezultateve.
E njejta gje do te ndodhe edhe sivjet.
147Zgjedhjet do te certifikohet nga KQZ146ja. Nuk besoj se do te kete mekanizem nderkombetar qe do t146i certifikoje rezultatet zgjedhore148 thote Kryetarja e KQZ146se Valdete Daka.