E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diana, mes 16 më të bukurave

Las Vegas ishte nikoqir i 88 bukurosheve nga mbarë bota, pretendete për kurorën e "Miss Universe 2012". Mes tyre ishin edhe dy përfaqësuese të bukurisë shqiptare.

Në mbrëmjen finale të kësaj gare të bukurisë, të zhvilluar mbrëmë, Diana Avdiu, përfaqësuesja e Kosovës arriti deri në top 16-tëshe. Ajo ka fituar edhe titullin Miss Fotozhenia, që përveç shumë mundësive, ofron edhe kontratë me "Trump Models".

Ndërkohë, nuk pati fat të mirë Miss Universe Albania, Adrola Dushi, e cila nuk arriti të kualifikohej. 

Kurora e më të bukurës së universit, për vitin 2012, i takoi njëzetëvjeçares amerikane Olivia Culpo. Në vendin e dytë doli përfaqësuesja nga Filipinet, Janine Tugonon dhe e treta venezueliania, Irene Sofia Esser Quintero. /Indeksonline/

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›