Kështu është kur ke punë me VIP

Në botën e të famshmëve egzistojnë shumë punë të çuditshme por në të njejtën kohë të mrekullueshme.
Modelet dhe të famshmet tjera fshehurazi me vete kanë gjithmonë një gotë plot me akull. Arsye për këtë është se ato kanë nëvojë për akuj ta mbajnë gjoksin e tyre në formë të ngritur para se të pozojnë për ndonjë session fotografik.
Por superylli, Jennifer Lopez është shumë e famshme për ta bërë këtë punë vet – ajo punëson një stilist që ta bëj këtë për të.
Personi që e bënë këtë punë është padyshim një djalë me fat që shihet edhe në këtë foto kur ajo po gjironte hitin “Jenny from the Block”.
Bukuroshja Kim Kardashian nuk ka nevojë për drogë, ka nevojë për një mashkull trupmadhë që do ta ndihmojë atë të ngjitet në shkallë. Kjo do të thotë se ai është i lejuar të fus duart në asetin e famshëm botërorë të saj për t’ia dhënë një shtysë.
është fat të jesh ngasësi i Gisele Bundchen. Modelja e famshme nuk e shfrytëzon makinën vetëm për ta dërguar nga njëri vend në tjetrin, por e shfrytzonë edhe si dhomë të zhveshjes. Modelja e të brendshmeve shfaq më shumë sesa në pozimet e saj në makinë.
Personi që mbuloi trupin e Rihanna-s me ngjyrë është gjithashtu njëri nga fatlumët pasi që për videon e saj “Umbrella” detyra e tij ishte që ai gjithë trupin e saj ta ngjyroste me ngjyrë metalike.
Këngëtarja kolumbiane,Shakira njihet se pëlqen të duket paksa e ‘ndyrë’ në klipet e saj, prandaj me siguri duhet të jetë lista e gjatë e meshkujve model që luten për këtë rol. /Indeksonline/