Duka: FSHF, institucion me projekte 100 % te miratuara
Aranit Muraci
Armando Duka do te kandidoje sot, per te marre mandatin e tij te trete ne krye te FSHF-se. Mes dy kandidateve te tjere, Halilit dhe Vates, ai shprehet i bindur se puna qe ka nisur do te vazhdoje edhe pas 9 marsit. Investimet, puna dhe serioziteti gjate tete viteve jane tregues te pakontestueshem, ndaj me drejtimin e tij, presidenti Duka thote se eshte krenar dhe me i vendosur per te kerkuar nje mandat te trete ne zgjedhjet e sotme te Asamblese se Zakonshme. "Gjate tete viteve te fundit kam fituar eksperiencen e duhur, per ta drejtuar edhe me mire futbollin shqiptar. Kam krijuar nje ambient pozitiv me te gjithe aktoret e futbollit, gje qe dihet se mungonte me pare. Me kryesorja, dikasteri qe une drejtoj ka fituar pavaresine, nje nder kushtet kryesore qe mbeshtesin ne statutin e vene nga UEFA dhe FIFA, per cdo anetar te saj. Gjate tete viteve te fundit jane investuar 11 milione euro, nen drejtimin tim, kur une kam qene president i FSHF-se, ose gati dyfishi krahasuar me cfare eshte investuar gjate 10 viteve te kaluara". Duka shprehet se per te vleresuar punen serioze te dikasterit qe ai drejton mjafton nje fakt: - "100 per qind e projekteve qe ka derguar Federata Shqiptare e Futbollit, ne UEFA apo FIFA jane miratuar, gje qe verteton punen dhe seriozitetin e federates sone," - thote Armando Duka. - "FSHF eshte aktualisht institucioni i vetem i pavarur ne vend dhe une per kete gje jam teper krenar. Gjate ketyre viteve kemi bere shume qe ky institucion te jete sa me i pavarur nga shteti dhe sic dihet ia kemi dale mbane ne kete drejtim. Me tutje, pas mandatit te trete do te perpiqemi qe ta shkepusin perfundimisht federaten ne nje institucion edhe me te pavarur dhe madje fitimprures. Kemi pasur vazhdimisht mbeshtetjen e forte te UEFA-s dhe FIFA-s. Aktualisht jemi duke hedhur hapa te rendesishem ne zhvillimin e futbollit shqiptar, si dhe ne ekipin kombetar", - theksoi Armando Duka.
Presidenti aktual i FSHF-se, jep edhe bilancin e numrit ne rritje te femijeve qe merren me futboll dhe garanton se infrastruktura, qe do te ngrihet ne te ardhmen, do t'iu garantoje atyre kushtet e duhura per te ushtruar aktivitetin futbollistik. "Numri i ekipeve dhe i sportisteve qe merren me futboll eshte rritur ne menyre te ndjeshme gjate viteve te fundit. Me shume se dyfishi i femijeve merren me futboll, gjate viteve te fundit. Jane keto tregues qe vertetojne se futbolli admirohet dhe ka pasur progres. Presim te hedhim hapa te tjere ne kater vitet e ardhshme", - perfundon Armando Duka.
100 per qind
Federata Shqiptare e Futbollit, gjate dy mandateve te fundit, nen drejtimin e Armando Dukes i ka fituar te gjitha projektet e derguara ne UEFA dhe FIFA, cka perben sipas presidentit aktual nje besueshmeri te larte ne arenen nderkombetare, pavaresisht disa kontestimeve ne vendin tone.
Premtimi
Ekipi kombetar, nen drejtimin e trajnerit kroat Josip Kuzhe pritet te hedhe hapa te rendesishem ne ndeshjet kualifikuese te "Euro 2012". Presidenti aktual Duka thote se ka ende projekte ne zbatim, si rastin e ekipin kombetar para eliminatoreve te Euro 2012.
Armando Duka, ironik me rivalet e sotem
Nuk ka munguar dhe ironia e presidentit aktual, ndaj rivaleve te tij per te marre mandatin e presidentit. "Kundershtaret e mi e vleresojne federaten dhe dikasterin qe une drejtoj, per vete faktin se kane deshire qe ta drejtojne ate. Por do t'iu kerkoja qe te ndertojne me teper projekte serioze dhe te merren me me shume pune, ne te ardhmen". Gjate muajve te fundit ka pasur replika te ndersjella mes Halilit dhe Dukes, dy rivale per postin e presidentit te FSHF-se.
Kandidaturat per president i FSHF-se
Armand Duka
Rudi Vata
Refik Halili
Kandidaturat per anetar te KE-se
Bujar Kasmi, Lutfi Nuri, Skender Hyka, Artan Hajdari, Arben Bici, Muhedin Targaj, Alban Aliko, Bardhyl Minxhozi, Alfred Ziaji, Fatos Hoxha, Erogen Brajovic, Edmond Haxhia, Arben Dervishaj, Sulejman Starova, Apostol Goci, Abdyl Kuriu, Kreshnik Cipi, Pjerin Fushaj, Ridvan Kulli, Tomorr Sefa, Artan Shyti, Flamur Bime, Qazim Sejdini, Gjergj Thaka, Medin Zhega
Si zgjidhet presidenti i FSHF-se, nga Asambleja e Zakonshme?
Gjate zgjedhjes se pare, Presidenti ka nevoje per 2/3 e votave te vlefshme me qellim qe te zgjidhet sipas rregullave. Ne rastet kur asnje nga kandidatet nuk arrin kete shumice, behet nje raund i dyte zgjedhjesh midis dy kandidateve qe kane marre me shume vota ne raundin e pare. Ne raundin e dyte, kandidati qe merr me shume vota zgjidhet President. Ne rastet e votave te barabarta, votimi do te perseritet. Neqoftese edhe votimi i dyte perfundon me rezultat te barabarte, vendimi merret nepermjet hedhjes se shortit nga Sekretari i Pergjithshem dhe monitoruar nga Komisioni i Verifikimit. Zgjedhja e anetareve te mbetur te Komitetit Ekzekutiv dhe anetaret e Komisionit te Verifikimit, letra e zgjedhjeve konsiston ne nje liste te te gjithe kandidateve. Kandidati zgjidhet ne raundin e pare nese mbeshtetet nga nje shumice absolute e votave te vlefshme (p.sh 50% + nje vote). Ne qofte se nuk ka kandidate te mjaftueshem qe arrijne nje shumice absolute per te mbushur vendet bosh, organizohet raundi i dyte per te cilin nje shumice e thjeshte (me te shumtat e votave) mjafton per nje kandidat qe te zgjidhet. Ne rast barazimi behet raundi i trete per te cilin mjafton nje shumice e thjeshte. Ne rastin e nje barazimi te metejshem, rezultati i zgjedhjeve percaktohet nepermjet hedhjes se shortit nga sekretari i Pergjithshem.