E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diarra beson në titull

Mesfushori i Real Madridit, Lassana Diarra mbetet optimist se ekipi i tij do ta fitojë titullin e kampionit në La Liga, përkundër faktit se Barcelona e ngushtoi distancën, në fundjavë.

“Është e qartë se u ndiem keq pas ndeshjes me Malagan, sepse prisnim fitore. Mirëpo, nuk ka asgjë dramatike, sepse ekipi është ende tetë pikë përpara dhe kjo është shumë”, deklaroi mesfushori francez për Diario AS. – “Ne tash po mendojmë për ndeshjen me Villarrealin, për ta vazhduar rrugën tonë drejt titullit. Nuk kemi nevojë për brengosje, sepse jemi të parët në tabelë”, përfundoi Diarra.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›