Diarreja përhapje masive tek popullata shqiptare
23/03/2010 Përhapja e sëmundjes në vendin tonë në të njëjta nivele si Afrika dhe Ukraina
Mungesa e higjienës personale si dhe kequshqyerja janë dy shkaktarët kryesorë që mbajnë në shifra të larta numrin e pacientëve të prekur nga sëmundjet infektive që shfaqen prej çrregullimeve të aparatit të tretjes. Ky është një problem që gjatë viteve të fundit shfaqet në rritje veçanërisht gjatë sezonit të verës, ku forma më e përhapur është ajo e diarresë, që më së shumti prek moshat e vogla. Studimi i realizuar së fundi në vendin tonë ka ngritur të njëjtin shqetësim që kanë paralajmëruar edhe institucionet ndërkombëtare shëndetësore për vendin tonë mbi përhapjen e shpejtë të këtyre sëmundjeve. Konkretisht Shqipëria për sa i përket nivelit të sëmundshmërisë renditet në të njëjtat nivele si ato të Ukrainës apo të vendeve Afrikës. Sipas ekspertëve të fushës, pothuajse çdo vit Shqipëria raporton raste të shumta të prekura nga diarreja, e cila, nëse nuk trajtohet, mbart dhe pasoja fatale për jetën. Këto komplikacione e kanë fillesën te mungesa e higjienës personale, por dhe nga faktorë të mjedisit përreth. Megjithatë, ekspertët e shëndetit shtojnë se një tjetër shkak që ndikon në shfaqjen e shpeshtë të kësaj sëmundjeje në popullatë, është edhe cilësia e ujit të pijshëm, që rezulton të jetë jashtë standardeve të duhura shëndetësore. “Diarreja është më shumë e shfaqur te fëmijët, kryesisht gjatë stinës së verës dhe një prej arsyeve që e shkakton atë është kequshqyerja. Edhe studimi na tregoi të njëjtën gjë, ndaj mendojmë se puna jonë do të fokusohet pikërisht në këto shkaqe me qëllim reduktimin e tyre”, - pohohet nga ekspertët e shëndetit publik. Ndërkohë të dhënat e raportuara në rang botëror tregojnë se çdo vit vdesin rreth 2 milionë fëmijë si pasojë e diarresë. Po ashtu kjo sëmundje raportohet të jetë përgjegjëse për rreth 20 për qind të vdekjeve te fëmijët, veçanërisht ato të vendeve të treta, që janë në zhvillim. Këto të fundit përballen në mënyrë të vazhdueshme me një sërë problemesh që ndikojnë në shtimin e rasteve të prekura nga diarreja, siç janë mungesa e kushteve higjienike, ushqyerja e parregullt si dhe problemet me ujin e pijshëm.
Shkaktarët e diarresë
Sëmundja e diarresë mund të shfaqet si diarre akute apo kronike. Diarreja akute në70 për qind të rasteve shkaktohet nga infeksionet të ndryshme ose nga helmimi me ushqime të prishura, por dhe nga përdorimi i ilaçeve (sh:kemioterapi), nga ngrënia e ushqimeve të ndenjura, pas një periudhe relativisht të gjatë pa ngrënë, nga radiacionet dhe nga gjendje patologjike (helmime nga metale të renda apo problemeve të zorrëve. Ndërsa format e rënduara kronike të kësaj sëmundje shkaktohen prej faktorëve të tillë si: stresi, alergjitë e ushqimit, të ushqyerit e gabuar, mosfunksionimi i pankreasit, mëlçisë dhe tëmthit, infeksione kronike, parazitë, sëmundje kronike të zorrës së trashë, si: Morbus Crohn, citostatikët, digitalis