E Shtunë, 31 Tetor 2026

Horoskopi ditor (23 mars)

Dashi
21 mars- 20 prill

Nëse dikush dëshiron që t’ju trazoj atëherë nuk duhet t’ja vëni veshin shumë, sepse problemi i/e tij/saj nuk ka të bëj me ju. Kujdes më të shtuar me paratë!

Demi
21 prill- 21 maj

Është njëra nga ato ditë kur nuk do të mund të zini vend. Megjithatë, do të punoni shumë. Ndërkaq, në dashuri pritet një ditë më fat.

Binjakët
22 maj- 21 qershor

Vazhdoni me punën e mirë. Por, kujdes pasi që gjatë ditës dikush mund t’ju kërkoj që të këtë rrogë më të madhe. Kujdes me financat!

Gaforrja
22 qershor- 22 korrik

Familja dhe shokët janë ata në të cilët mund të llogaritni. Duhet të lidheni më shumë më ata që i doni gjatë ditës së sotme.

Luani
23 korrik- 22 gusht

Çdo herë keni ide të mira por sot nuk do të vlejnë. Merruni më shumë më punë të shtëpisë dhe nuk do të keni shumë probleme.

Virgjëresha
23 gusht- 22 shtator

Për ju do të thotë shumë se kush ju ka bërë diçka. Mos i nënvlerësoni të tjerët, sidomos ata të cilët çdoherë kanë pasur kujdes për ju.

Peshorja
23 shtator- 22 tetor

Zgjohuni dhe mendoni më shumë për të drejtat e juaj. Meritoni më mirë, kështu që duhet të vazhdoni me një ecuri më të mirë të punës.

Akrepi
23 tetor- 21 nëntor

Shtëpia është vendi ku ju keni nevojë të qëndroni më shumë. Kënaquni me familje dhe vazhdoni që të jeni më i/e përkushtuar për familjen.

Shigjetari
22 nëntor- 21 dhjetor

Mësoni së si të jeni më kursimtar sidomos në këtë fundjavë. Yjet ju sugjerojnë që të bëni një plan të buxhetit familjar dhe ta shfrytëzoni sa më mirë që mundeni.

Bricjapi
22 dhjetor- 20 janar

Ndjenjat, sikurse vera, do të kthehen në një plantacion të mbushur me mendime për dashurinë. Mos u mbyllni në vetvete, por duhet të jeni më i/e hapur.

Ujori
21 janar- 18 shkurt

Sinqeriteti i juaj do të ndriçoj sot në të gjitha anët dhe së shpejti ju do të zgjidhni një situatë të cilën e keni lënë në gjysmë. Kujdes me partnerin/ën.

Peshqit
19 shkurt- 20 mars

Njerëzit e tjerë do të jenë burim për pushtetin e juaj. Dilni më shumë dhe socializohuni me shoqërinë. Do t’ju përtërinë juve në shumë aspekte!

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›