Dias i lumtur në Lazio

Menaxheri i Andre Diasit ka mohuar spekulimet se qendërmbrojtësi i Lazios mund t’i bashkohet klubit brazilian Santos.
Ai ka insistuar se Dias është i lumtur në klubin nga kryeqyteti italian dhe synon të mbetet në Olimpico.
“Nuk di asgjë rreth interesimit të Santosit për klientin tim. Andre është i lumtur në Lazio dhe qytetin e Romës. Ai ka edhe dy vite në kontratën e tij me Lazion dhe nuk do të shkon askund” tha Gilmar Rinaldi për La Lazio Siamo Noi. Dias është anëtar kyç në ekipin e trajnerit Edy Reja.