Moratti: Ranieri nuk është problemi i Interit

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, thotë se trajneri Claudio Ranieri nuk është problemi i zikaltërve, pas disfatës 2-1 në Serie A nga Juventusi të shtunën.
“Cilido qoftë rasti, problemi nuk është te Ranieri. Ne do të ecim përpara duke e menduar për çdo ndeshje që vjen, ne duhet të jemi të durueshëm”.
“Pjesa e parë kundër Juventusit ishte fantastike, e dyta jo aq shumë e mirë. Transferimet e janarit? Le të presim dhe të shohim si do të jetë situata në janar”, ka thënë Moratti për Sky Sport Italia.