E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hazard paralajmëron largimin nga Lille

Mesfushori i shumëkërkuar i Lilles, Eden Hazard ka paralajmëruar klubet e mëdha evropiane se do të largohet nga kampioni i Francës në fund të këtij sezoni.

20 vjeçari gjatë verës së shkuar vendosi të mbetet në Stade Lille-Metropole për të shijuar Ligën e Kampionëve por ka bërë të qartë se synon një sfidë të re në fund të këtij edicioni.

“Jam i gatshëm të bëjë hapin e mëtutjeshëm në një klub të madh. Nuk do të largohem në janar. Por, ky do të jetë sezoni im i fundit në Lille” tha Hazard për L’Equipe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›