Dibër- Moti i keq, hartohet plani i emergjencave civile
Dibër- Problemet e krijuara si pasojë e motit të keq në vendin tonë sollen edhe hartimin e planit të emergjencave civile nga pushteti vendor dhe ai lokal në qarkun e Dibrës.
Ky plan ka si prioritet masat e marra për perballimin e situatave problematike gjatë stinë së dimrit. Mesohet se në të gjitha shkollat është siguruar lënda drusore, sigurimi i rezervave ushqimore dhe spitalore, furnizimi i rregullt me energji eketrike dhe ujë të pijshëm për banorët.
Në këtë kuadër ministri i brendshem Bujar Nishani zhvilloi një takim me perfaqësues të pushtetit lokal të Dibrës.
Sipas ministrit Nishani duhen marrë masa paraprake përpara se situata të dalë nga kontrolli, duke nënvizuar kujdesin që duhet pasur për zonat problematike në këtë stinë.
“Nëse nuk do te merren masa paraprake situata do te dale nga kontrolli gje e cila mund te na çoje ne nje agravim te situates. Duhet te fokusohemi ne zonat e veshtira me problematike, pikat kryesore te komunave, levizjes se qytetareve, furnizimit me uje te pijshem dhe medikamente te spitaleve.”- u shpreh Nishani.
Më tej ai shtoi se duhet një bashkëpunim mes qeverisje qendrore dhe asaj lokale për një mirë menaxhim të situatës.
“Prefektura duhet te marre rolin e kordinatorit te infomimit jo vetem nepermjet marrjes se informacionit por edhe per monitorimin e situates ne terren.”- u shpreh Nishani.
Nga ana e tij prefektit i Dibrës, Genc Sharku u shpreh se institucionet e qarkut Diber kanë shenuar përmisim të standartëve lidhur me shërbimin e emergjencave civile, në mënyrë që të jenë sa më afër komunitetit në rast bllokimi të rrugëve, izolimit të komunave, rreshqitjeve të dherave, rritjes së nivelit të ujrave në rezervuare, furnizimin me ilaçe për spitalet, me ujë të pijshëm dhe me energji elektrike.Shkrime të tjera me interes:
- Spitali i Durrësit, përgjigje spitalore ndaj emergjencave civile Durrës- Reforma për forcimin e kapaciteteve spitalore u testua ditën...
- Dibër, vritet në shkollë një 17 vjeçar Tiranë- Vritet me thikë një 17 vjeçar në qytetin e...
- Lind “Alternativa Civile”, nevojë për një shoqëri civile më aktive Në mënyrë graduale, politika përcau dhe zhbëri sindikalizmin. Krerët e...