Spitalet publike i tremben vlerësimit të cilësisë
21/12/2011 Akreditimi i institucioneve shëndetësore, nga 5 që kalojnë klasën, vetëm dy publike
Spitalet dhe qendrat shëndetësore publike i shmangen procesit të vlerësimit të cilësisë, duke mos u përfshirë në procesin e akreditimit. Ndonëse ka kaluar shumë kohë nga nisja e monitorimit të cilësisë për shërbimet dhe kujdesin e ofruar ndaj pacientëve, interes për t’u përfshirë në procesin e vlerësimit po tregojnë vetëm strukturat mjekësore private, ndërsa ato publike vijojnë të mbeten në heshtje, duke përfshirë këtu edhe qendrën më të madh spitalore në vend, “Nënë Tereza”. Kjo e fundit nuk ka bërë ende kërkesën për t’iu nënshtruar vlerësimit. Deri tani procesin e akreditimit e kanë kaluar vetëm pesë institucione, nga të cilat dy janë publike dhe tri të tjerat private. Konkretisht bëhet fjalë për spitalin publik të Durrësit, poliklinikën numër 4 në kryeqytet, një klinikë stomatologjike, një laborator dhe një farmaci, të cilat, edhe pse nuk kanë marrë pikët maksimale, kanë arritur të kapin 80 indikatorët e cilësisë, nga 100 që është maksimalja. Kreu i Qendrës së Sigurisë, Cilësisë dhe Akreditimit të institucioneve shëndetësore Isuf Kalo ka konfirmuar gjatë ditë së djeshme se shqetësues është fakti që më shumë interes për t’u akredituar vazhdojnë të kenë institucionet private. Duke qenë se kjo qendër nuk mund të marrë masa penalizuese ndaj institucioneve publike, Kalo i kërkon Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor që të bëjë diferencime në dhënien e fondeve dhe financimeve si masë penalizuese.
Situata
QSUT mund të jetë më e madhja për gamën e shërbimeve që ofron, por kjo nuk do të thotë se ka cilësi dhe standarde në dhënie shërbimesh, çka shihet më së miri dhe me mos përfshirjen e saj në procesin e vlerësimit të cilësisë. Kalo deklaron se kjo qendër ende nuk ka shfaqur interes për t’u akredituar, teksa ka propozuar që të paktën të garojë për t’u akredituar qoftë dhe pjesë-pjesë, sipas shërbimeve. “Interesi është i madh, sidomos nga sektori privat. Dhe kjo përbën një shqetësim për ne, sepse ende sektori publik nuk ka kuptuar dy gjëra: e para, nuk ka kuptuar që kjo është një kërkesë e ligjit, e cila e detyron t’i nënshtrohet këtij procesi; e dyta, ende nuk e kanë kuptuar që ky proces është për të mirë të tyre. Nga ana cilësore QSUT-ja nuk është verifikuar. Ne do të shikojmë se si QSUT-ja do të shkojë në proces, do të akreditohet si qendër spitalore apo do të fokusohemi në spitale të caktuara të saj, që mund ta nisin një nga një dhe pastaj QSUT-ja në tërësi. Ende nuk kemi një kërkesë zyrtare", - deklaron Kalo.
Penalizimet
Qendra e Akreditimit nuk mund të marrë masa penalizuese ndaj institucioneve. Për këtë arsye drejtori i kësaj qendre, Isuf Kalo, i kërkon Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor që të bëjë diferencime në dhënien e fondeve dhe financimeve. Në procesin e vetëvlerësimit është vënë re mungesa e specialistëve në ofrimin e shërbimeve, probleme me kushtet etj., për të cilat janë lënë edhe detyrat përkatëse për t’i përmirësuar. “duhet të dimë që akreditimi nuk mbaron duke thënë se këto qendra janë të shkëlqyera, ajo mbaron që këto qendra kanë mbushur një nivel të caktuar pikësh, mbi 80 për qind të pikëve, por grupi i vlerësuesve të jashtme në çdo qendër lë një listë rekomandimesh për përmirësim të mëtejshëm”, - ka konfirmuar Kalo.