Rezultatet e Census- it: Popullsia është zvogëluar me 7.7%
Tiranë INSTAT ka publikuar sot rezultatet e përfundimit të Census- it, sipas të dhënave popullsia në 10 vitet e fundit është zvogëluar me 7.7%.
Gjatë një konference për shtyp drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja, ka deklaruar se popullsia e vitit 2011 është 2. 831.741 banorë, ndërsa para 10 vitesh popullsia ka qenë 3.069.275 banorë.
Sipas saj ka pasur edhe persona që nuk kanë dashur t’i përgjigjen Census it dhe numri i tyre është 29.355 banorë.
Gjithashtu Nurja ka deklaruar se për herë të parë popullsia rezulton të jetë më e madhe në zonat urbane se në ato rurale.
Ajo deklaroi se këto janë rezultate paraprake, dhe ndërkohë po vazhdon një analizë më e detajuar e të dhënave.
Të dhënat e Census- it:
740 256 njësitë ekonomike
53.75% e popullsisë në qytet
46.3% e popullsisë në fshat
1 075 881 familje
Regjistrimi i popullsisë filloi më 1 tetor të këtij viti dhe pritej të mbaronte më 21 tetor, por deri në këtë datë nuk mundi të përfundojë i gjithë procesi dhe ai përfundoi një javë më vonë. U trajnuan 15.000 regjistrues nga Instituti i Statistikave për të kryer regjistrimin.
Në pyetësor u përfshi deklarimi i të gjitha të dhënave, ndërsa besimi fetar dhe kombësia u lanë në dëshirë të individit.
Shkrime të tjera me interes:
- Shkup- Studimi: Rritet popullsia shqiptare, ulet ajo maqedonase Maqedoni- Popullsia shqiptare në Maqedoni po rritet, ndërsa ajo maqedonase...
- Pakicat greke në CENSUS- Athina zyrtare, dyshime mbi rezultatët Greqi- Madhësia e grupëve të pakica kombëtare dhe zonat ku...
- Popullsia e botës, 15 miliardë banorë deri në 2100 Kuriozitet- Popullsia e botës parashikohet të shkojë më shumë se...