Wollfarth: Më shumë përkujdesje për foshnjat e braktisura
Tiranë- Me rastin e festave të fundvitit, zyra e OSBE-së në Tiranë ka shpërndarë disa dhurata për foshnjat e braktisura në maternitetin Mbretëresha Geraldinë”.
Ambasadori i OSBE-së, Eugen Wolfarth ka deklaruar se është një kënaqësi të japësh kontribut për rritjen e këtyre fëmijëve të cilët kanë nevojë për më shumë përkujdesje.
Është shndërruar tashmë në traditë që zyra e OSBE-së të japë dhurata për fëmijët e posalindur. Puna që bëhet në këtë maternitet është e domosdoshme për fëmijët por është edhe një punë e shkqlqyer sociale sepse stafi ndihmon foshjat e sapoardhura në jetë. Jam i lumtur që OSBE-ja mund të kontribuojë më një sasi të vogël dhuratash për foshnjat për një të ardhme më të mire për to, ka theksuar Wolfarth.
Ndërkohë drejtori i maternitetit, Halim Kosova tregon se numri i foshnjave të braktisura në një vit është 30-35, por ky numër po shkon drejt rënies.
Shkrime të tjera me interes:
- Të Drejtat e Njeriut, Wollfarth: Kërkohet më shumë vullnet i mirë, sesa ligje të detajuara Tiranë- Mbrojtja e të drejtave të njeriut kërkon më shumë vullnet...
- Lufta kundër korrupsionit, Wollfarth: Masa të forta ndëshkuese Tiranë- Kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth...
- Wollfarth: Arsimimi, hallkë drejt formimit qytetar Tiranë- Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth ka deklaruar...