E Diel, 1 Nëntor 2026

Dibër, bie makina 30 m lartësi vdesin 2 të rinj

DIBER-Një aksident tragjik ka ndodhur paraditen e sotme në Dibër, në vendin e quajtur “Ura e Grezhdanit”. Një automjet tip Benz ka rënë nga ura në një lartësi prej 30 metrash, duke përfunduar në përrua. Si rrjedhojë dy persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa dy të tjerë janë të plagosur rëndë. Viktimat e aksidentit janë Lavdosh Paçuku (20 vjeç) dhe Kastriot Gjoni (22 vjeç). Ndërkohë që ndodhen në gjëndje të rëndë, Eriglen dhe Donald Gjoni. Automjeti drejtohej nga njëri prej viktimave, Kastriot Gjoni. Dyshohet se shkak i aksidentit është shpejtësia tej normave e automjetit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›