PS: Berisha ktheu 20 Shkurtin në ditën e urrejtjes ndaj Opozitës
TIRANE-Ndërsa PD-ja organizoi një koncert festiv në 20 vjetorin e rënies së diktaturës, i menjëhershëm ka qënë dhe reagimi nga opozita.
Deputeti socialist Taulant Balla në një konferencë për shtyp akuzoi maxhorancën, si nje forcë politike e cila feston ndërsa ka vrarë katër persona. Në vijim të akuzave të rënda, Balla theksoi se “Berisha po sillet si Ahmadinexhad dhe se po e kthen 20 shkurtin, në ditën e urrejtjes ndaj opozitës.
“Sot Sali Berisha bën festë, por vetëm një muaj më parë vrau me gjakftohtësi me pushkët e Gardës Republikane, ashtu siç vrau Ahmadinexhadi në Iran, katër shqiptarë të pafajshëm që ngritën zërin e demonstruan kundër regjimit të tij. Sot duhet të ishte një festë për gjithë shqiptarët, por aspak për Sali Berishën”.
Sipas PS, pjesmarrja në miting sot ishte e detyruar.
“Sot duhet të ishte një festë spontane e popullit, Aspak një miting i Sali Berishës ku arsimtarë, studentë e punonjës të administratës nga anembanë vendit ngjishen në autobusë e nxirren në shesh për të treguar sesa e do populli regjimin e Saliut. Sali Berisha po ndjek shembujt e shëmtuar të diktatorëve në largim. Historia e vjetër dhe e re e diktatorëve, është sot modeli dhe historia e fundit të Sali Berishës”.
Balla akuzoi se me festime, Berisha po fyen gjakun e të vrarëve për drejtësi. “Ai po vret për të ndalur protestat, ai po fyen gjakun e të vrarëve për drejtësi para zyrës së tij,ai po rreh barbarisht për të trembur valën e pakënaqësisë popullore, ai po organizon anti-mitingje groteske duke e kthyer 20 shkurtin nga një ditë simbol të opozitarizimit kundër diktaturës në një ditë të urrejtjes kundër opozitës”.
Ndërkaq, opozita bën thirrje sërish për protesta, në emër të qytetarëve të cilët jetojnë në varfëri e që nuk pranojnë nënshtrimin ndaj këtij regjimi.
“Prandaj në ditët e javët në vijim shqiptarët do të protestojnë më të shumtë se kurrë kundër Saliut e Ilirit e kusarëve me bllok në dorë, të cilët nuk mund të trembin më askënd me dhunën e fjalëve dhe dhunën e armëve pas të cilave janë strukur këta kusarë.
200 mijë shqiptarë demonstruan paqësisht ditën e premte më 18 shkurt kundër regjimit të Sali Berishës, por edhe më të shumtë do të protestojnë në ditët e javët në vijim kundër kusarisë e matrapazllëkut të Saliut e Ilirit”.
(d.b/BalkanWeb)