Dibër, bllokohen 50 persona

Ata udhëtonin në drejtim të Durrësit, por nuk është e mundur qarkullimi i tyre më tej. Fillimisht ishin njoftuar se rruga ishte e hapur dhe kishin ndërmarrë udhëtimin, por gjatë udhëtimit, ata kanë hasur vështirësi.
Një tjetër problem është edhe mjegulla e dendur. Kur kanë kaluar tashmë 19 ditësh, dhjetëra fshatra në vend janë ende të izoluar, teksa reshjet e dëborës kanë pushuar. Nga ana tjetër, mjetet për pastrimin e dëborës po vazhdojnë punën për hapjen e rrugëve.
Në Pukë, vazhdojnë të jenë të bllokuar fshatrat Iballë, Fierzë, Blerim. Ortekët e dëborës e kanë vështirësuar hapjen e rrugëve në këto zona. Edhe në Kukës, situata është thuajse e njëjtë, ku të bllokuara janë komunat Shishtavec, Grukë Çajë, Kalis, Arrën, teksa i bllokuar është ende aksi rrugor Kukës-Peshkopi, që kalon në shumicën prej fshatrave.
Edhe në Tropojë vijojnë të jenë të bllokuara komunat e Lekbibaj dhe Bujan. Edhe në Dibër vijojnë të mbeten të bllokuara komunat Trebisht, Ostreni, Lura dhe Kala e Dodës. Në Korcë, raportohet se janë të bllokuara dy fshatra në Voskopojë, ndërsa kanë probleme me energjinë Lekasi, Çlirim, Dardhas, Novosel, Proger./Start/
2012-02-19 08:50