E Shtunë, 31 Tetor 2026

QSUT, realizohet ndërhyrje e rrallë në zemër

Agim Kodra, 64 vjeç nga Durrësi pas kryerjes se një skaneri iu be i mundur përcaktimi i diagnozës: Diseksion i aortës ashendente dhe i harkut të aortës. Kjo do të thotë çarje ose plasaritje e shtresës së brendshme të aortës dhe rrezik i larte çarje totale e aortës.

Nëse në këto raste nuk ndërsyet që në momentin e parë, pacienti rrezikon të humbë edhe jetën. Operacioni i cili është kryer për herë të parë në Shqipëri, që quhet Bental Operation me Elephant trunk i modifikuar do të thotë zëvendësim i aortës ashendente dhe i harkut të aortës me një proteze vaskolare (tub prej materiali sintetik) dhe reimplantim i te tre arterieve qe furnizojne trurin me gjak tek kjo proteze vaskolare.

Mjekët e shërbimit të Kardiokirurgjisë kanë shpjeguar mbi operacionin i cili zgjati 10 ore dhe gjate punës që u bë në harkun e aortës pacienti pati një periudhe prej 47 minutash pa qarkullim gjaku ne Tru, temperatura e pacientit u ul ne 20 grade gjatë kësaj procedure për të mbrojtur trurin.

Pacienti u zgjua pa probleme dhe ekokardiogramat e bëra pas operacionit tregojnë funksion normal të zemrës dhe të aortës. “Vetëm 9 ditë më parë ne realizuam këtë ndërhyrje e quajtur “elefant rong” e cila është një procedurë që kërkon zëvendësimin e harkut të aortës së zemrës, arteriet që furnizojnë trurin me gjak. Kjo ka qenë ndërhyrja e parë e këtij lloji në vendin tonë, tek një pacient 64 vjeç, ku i zëvendësohet ajo pjesë e aortës me pjesë sintetike” ka pohuar shefi i shërbimit të Kardiokirurgjisë, Edvin Prifti. /Start/

                                                                                             2012-02-19 08:59
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›