E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode thërret gazetarët për të parë rrugën e hapur, 9 orë të bllokuar

Dje në Korçë ishte edhe kryeministri Sali Berisha, i cili lavdëroi jo pak punën e bërë në drejtim të zhbllokimit të rrugëve.

Por, teksa Bode i shoqëruar edhe nga Prefekti Andrea Mano, së bashku me një grup gazetarësh janë nisur për në fshatin Lekas, ata janë bllokuar në rrugë, duke mbetur përreth 9 orë atje. Ishin përveshur mirë, që përveç krenarisë për hapjen e një prej rrugëve më të vështira, deputetët demokratë dhe zyrtarë lokalë do të çonin edhe ndihma për banorët e izoluar prej rreth tri javësh.

Gjatë rrugës-siç shkruan “Panorama”, makinat u ndalën dhe nuk vijuan dot më tej. Ministri Bode së bashku me disa deputetë, janë kthyer mbrapshtë pa dhënë asnjë shpjegim. Në fakt, ministri kishte pyetur edhe disa gjuetarë të zonës, të cilët i kishin deklaruar se më tej rruga ishte e pakalueshme për automjetet.

Prefekti Mano ka thënë se ministri nuk mund të vijonte rrugën pasi kishte angazhime të tjera, teksa ka shtuar se rruga ishte e hapur gjithsesi. Në kilometrin e 10-t një automjet stopoi, teksa pasi tij u radhitën edhe automjetet e tjera, së bashku me dy kamionë të ushtrisë.

Përballë kësaj situate, e vështirë tashmë ishe edhe rruga e kthimit. Gazetarët dhe të tjerët janë nisur për pak kilometra në këmbë, ku përpara iu ka dalë një fuoristradë së bashku me një traktor, i cili do të ndihmonte për hapjen rrugës dhe kalimin e vështirësive. /Start/

                                                                                             2012-02-19 09:48
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›