Dibër, konflikt me armë zjarri mes dy kandidatëve

Një konflikt me armë zjarri mes kandidatëve për kryetar komune në rrethin e Dibrës ka ndodhur sot, por kjo, pa pasoja për jetën. Në një lidhje telefonike per “Ora News” korrespodenti ynë deklaroi se mes dy kandidatëve kundërshtarë, konkretisht Bujar Himollari i cili përfaqëson Partinë Socialiste dhe Bujar Mahmutaj i cili përfaqëson Partinë Demokratike janë përplasur me njëri-tjerin duke qëlluar me armë zjarri.
Ende nuk dihen arsyet e këtij konflikti, i cili i ka zanafillat që në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Policia e cila ndodhet në vendin e ngjarjes ka nisur me hetimet paraprake per te zbardhur detajet e kësaj përplasje në Kalanë e Dodës.