E Diel, 1 Nëntor 2026

Kthehet ora verore nga nesër akrepat 60 minuta para

TIRANE- Të dielën, më 27 mars, akrepat e orës lëvizën një orë para, një ndryshim ky që ndodh ndodh në javën e fundit të marsit dhe zgjat deri në javën e fundit të tetorit.

Në orën orën 02:00 të datës 27 mars, akrepat do të shkojnë një orë para. Për vendet e Bashkimit Evropian, ora e gjithë zonës do të ndryshojë në të njëjtin çast.

Në vende të tjera, ky ndryshim do të ndodhë sipas orëve përkatëse lokale. Ndryshimi i orës më parë në Evropë ka qenë jo i njëtrajtshëm, por ajo filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës dhe kur disa vende vendosën ta çojnë përpara orën, në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.

Ndryshimi i orës në Evropë u vendos si ligj evropian në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›