E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapja e 200 kg kokaine sot masa e arrestit per Dhimitraq Harinos

TIRANE- Në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka nisur seanca për vlerësimin e masës së sigurisë për Dhimitraq Harinos, i akuzuar për trafikim ndërkombëtar të afro 200 kg kokainë.

Operacioni antidrogë, me autorizimin e Prokurorisë së Përgjithshme u krye tre ditë më parë dhe sipas saj itinerari që ka ndjekur kjo dërgesë ka qenë Kolumbi- Spanjë- Belgjikë- Austri- Slloveni- Kroaci- Serbi- Maqedoni- Shqipëri.

Sipas informacioneve paraprake 200 kg kokainë ishte tretur në vaj palme. Prokuroria shoqëroi edhe tre persona të tjerë për të njëjtën rast dy shtetas maqedonas dhe një tjetër shqiptar të cilët pas verifikimeve u lanë të lire.
(s.g/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›