Dibër, konfrontohen me policin, arrestohen dy të rinj
Dy te rinj nga qyteti i Dibrës, përkatësisht Daniel Tuka 19 vjeç dhe Ervin Spahiu 20 vjeç, janë vënë në pranga. Te rinjtë tentuan të hyjnë me forcë në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Dibrës, pasi policia kishte bllokuar mjetin e tyre.
DIBËR- Tentojnë të bëjnë të fortin përpara policisë, por përfundojnë në pranga në pritje të masës së sigurisë. Janë vënë në pranga dy dibranë që tentuan të hyjnë me forcë në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Dibrës, pasi efektivat e policisë kishin bërë bllokimin e mjetit të tyre. Gjatë tentativës për të ndaluar dy personat në fjalë policia ka plagosur pa dashje një kalimtare e cila sipas burimeve zyrtare të policisë së Dibrës është jashtë rrezikut për jetën. Zyrtarë të policisë sqaruan se arrestuan në flagrancë Daniel Tuka 19 vjeç dhe Ervin Spahiu 20 vjeç, pasi këta të fundit tentuan të hyjnë me forcë në Drejtorinë e Policisë duke kundërshtuar punonjësit e policisë Qemal Kaloshi dhe Halil Selishta. Madje njëri prej tyre ka tentuar ti marrë armën e brezit punonjësit të policisë i cili për tu vetëmbrojtur ka qëlluar në ajër dhe për pasojë është plagosur kalimtarja Manushaqe Kacani. (a.r/news24/balkanweb)