E Diel, 1 Nëntor 2026

Tropojë, ndalohet një shtetas, i dyshuar për vrasje

Vihet në pranga 23 vjeçari Bekim Dauti, lindur dhe banues në Tropojë, pasi dyshohet se është bashkëautor në vrasjen e shtetasit Sadri Metaliaj në datën 9 nëntor. Polica bën të ditur se vrasia ndaj Metaliaj është bërë për hakmarrie. 

TROPOJE - Forcat e Policisë pas një aksioni të përbashkët në qytetin e Bajram Curit, arritën që sot të arrestojnë shtetasin Bekim Dauti, 23 vjeç, lindur dhe banues në Tropojë, pasi dyshohet se është bashkëautor në vrasjen e shtetasit Sadri Metaliaj në datën 9 nëntor.
Burimet zyrtare të Policisë së Shtetit bënë të ditur gjithashtu se nga hetimet paraprake, ka rezultuar se shtetasi Dauti në bashkëpunim me shtetasin Astrit Brecani, për motive hakmarrje kanë qëlluar me armë zjarri mbi shtetasin Sadri Metaliaj, i cili humbi jetën.
Materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tropojë për veprën penale të vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim.
Aktualisht, nga ana e grupit hetimor vazhdon puna për gjetjen dhe kapjen e shtetasit Astrit Brecani.

Vrasja, breshëri automatiku mbi 48- vjeçarin

Para dy ditësh një 48 vjeçar është ekzekutuar me breshëri automatiku në qendër të Tropojës. Sadri Metalia, i cili ka qenë ish-drejtor i KESH në Tropojë humbi jetën si pasojë e plumbave që mori. Ndërkohë që një shitëse mishi e ndodhur aty pranë, Rabie Malaj ka mbetur e plagosur nga të shtënat dhe gjendja e saj paraqitet kritike, pasi plumbat e kanë kapur në pjesën e kokës.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin kryesor të qytetit, kur personat kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të 48-vjeçarit.

Persona nga një automjet kanë hapur zjarr ndaj atij, duke e lënë të vdekur në vend, ndërkohë që është plagosur nga të shtënat edhe një shitëse një një dyqan mishi në këtë zonë.

Burime të policisë besojnë se kjo vrasje ka për motiv gjakmarrjen, pasi rreth dy vjet më parë vëllezërit e viktimës kishin plagosur me pasojë vdekjen Tahir Brecanin. Që prej vitit 1997, rezultojnë të vrarë rreth 160 vetë të vrarë me motive hakmarrje.
(o.zh/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›