Tragjedia, Alibeaj: Te presim hetimet

“Ne rast se prokuroria eshte e mandatuar nga ligji per te hetuar, te gjithe te tjeret duhet te heshtin dhe ta lene prokurorine te nxjerre te verteten”, ka deklaruar Alibeaj.
Ne lidhje me torturimin e nje te riu ne komisariatin e Sarandes, ministri u pergjigj se ky rast duhet marre si sporadik dhe se Ministria e Drejtesise dy muaj me pare ka kryer nje inspektim ne prokurorine e ketij rrethi duke e dorezuar me pas kete raport ne Prokurorine e Pergjithshme.
“Ne prokurorine e Sarandes me shume se dy muaj me pare eshte ushtruar nje kontroll. Kam konstatuar se jane marre persiper te gjitha verejtjet. Kjo ngjarje do te kete pergjigjen e vete institucionale”, ka sqaruar Alibeaj.
Nje dite me pare, pas denoncimit te avokatit te popullit per dhunen e ushtruar ndaj nje 18 vjecari, prokurorja e pergjithshme Ina Rama urdheroi prokurorine e Sarandes per nje hetim sa me te shpejte te kesaj ngjarjeje dhe venien para pergjegjesise te autoreve te saj.