E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dibër, largohet nga detyra kryeprokurori Hysni Vata

DIBER- Largohet nga detyra kreu i Prokurorisë së Rrethit të Dibrës. Lajmi konfirmohet nga burime të News24, sipas të cilave Hysni Vata është larguar nga posti në krye të Prokurorisë së këtij rrethi dhe se tashmë në vend të tij është emeruar Esmeralda Çami.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj lëvizjeje, ndërsa Vata qendronte në krye të institucionit të organit të akuzës në Dibër prej rreth 3 vitesh. Pak dite më parë të tjera ndryshime prekën Prokuroritë në disa rrethe, mes te cilave Berati dhe Fieri.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›