E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Rama, percudnim ish te perndjekurve”

Kryeministri iu uroi dje ministrave te rinj te kabinetit, detyren e re dhe mireseardhjen ne mbledhjen e pare te Keshillit te Ministrave, ne postin qe ata mbajne. Duke u ndalur ne biografine e tyre, z.Berisha vleresoi pergatitjen profesionale, perkushtimin ne detyre, por edhe aspektin human ne sherbimet e ofruara qytetareve, si ne rastin e ministrit te Shendetesise, Halim Kosova, apo shpirtin e qendreses ne mbrojtjen e lirise dhe demokracise, si ne rastin e z. Visar Zhiti, ministrit te ri te Kultures. Duke vleresuar figuren e z. Zhiti si nje perfaqesues i denje i shtreses se te perndjekurve politike, te cilet kane qene dhe mbeten mbeshtetja kryesore, e vendosur, e pamposhtur e demokracise, lirise dhe vlerave te saj, kryeministri tha se idete e kryetarit te opozites, Edi Rama, i cili do te beje shperblimin e te perndjekurve politike, duke u bere edhe njehere proceset gjyqesore, jane lenduese jo vetem per shtresen e te perndjekurve politike, por per nje shoqeri te tere. “Nuk mund te mos bej nje koment ketu tek shoh perpara Visar Zhitin, kur degjoj percartjet e perditshme te zotit Rama, i cili pasi shkoi ne hell mesues, infermiere e femije, tani tha se Spaci ka qene nje pasuri e madhe”, - tha z.Berisha duke vazhduar: “Spaci ka qene nje ferr i vertete, sigurisht ishte pasuri per bllokmenet se garantonin pushtetin duke burgosur e internuar kundershtaret e tyre. Per eterit e Rames, natyrisht, por per shqiptaret dhe ata qe vuanin aty ka qene nje super-ferr”. “Spaci, - vijoi z.Berisha, - ka qene gulagu me i eger qe ka ekzistuar ne hapesiren ish-komuniste”. Kurse duke u rikthyer tek plani i Rames per te lenduar serish te perndjekurit, tha: “Teoria e tij qe do te beje shperblimin e te perndjekurve politike, duke u bere proceset gjyqesore eshte absolutisht nje rikthim i nje harte te sigurimit te shtetit, ne hetuesi, prokurori dhe gjykata ne menyre qe te zbatoje doktrinen e eterve ndaj tyre”. Berisha siguroi se kjo nuk do te ndodhe kurre dhe evidentoi pse u ndal ne kete plan te Rames qe e quajti percudnim: “U ndala, sepse jane lenduese per nje shoqeri te tere, jo vetem per shtresen e te perndjekurve politike qe u premton edhe njehere procese gjyqesore nga ata qe i kane denuar heren e pare dhe jo nga te tjeret. Zoti Rama duhet ta dije se ka ligje ky vend dhe nuk eshte si ne kohen e Partise se Punes, para shnderrimit te saj ne Parti Socialiste. Tani ky do te rikthehet ne kohen e Ramiz Alise, por nuk mund te rikthehet. Por le te vazhdoje keto percartje edhe pak kohe, se e verteta eshte qe ora po afron, dita po afron, energjite po e leshojne, keto jane pune te tij, nuk jane ceshtje te miat se une ceshtjet i kam me zgjedhesit”.

Ne kete pike, z. Berisha shprehu vleresime ndaj z.Zhiti: “poet dhe shkrimtar i shquar, nje prej rezistenteve te pamposhtur te regjimit diktatorial, i riu qe zgjodhi mbrojtjen e vlerave te lirise, kundershtimin e nje regjimi barbar, ku midis bulevardeve zgjodhi Spacin, per te mbrojtur lirine dhe dinjitetin njerezor”. Berisha shtoi se Zhiti eshte perfaqesues i shtreses se te perndjekurve politike, te cilet kane qene dhe mbeten mbeshtetja kryesore, e vendosur, e pamposhtur e demokracise, lirise e vlerave te saj, PD-ne ne teresi.

Lirohen nga detyra, zevendesministrat e LSI

Ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave u miratua lirimi nga detyra per disa zevendesministra, qe ishin propozime te LSI kur ajo ishte ne koalicion me PD. Keshtu u shkarkuan Edmond Hoxha, zevendesminister i Integrimit, Klajda Gjosha, zevendesministre e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, Selim Belortaja, zevendesminister i Puneve te Jashtme, Ylli Manjani, zevendesminister i Puneve Publike dhe Transportit, Sokol Dervishi, zevendesminister i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Nora Malaj, zevendesministre e Arsimit dhe Shkences dhe Tokli Thomaj, zevendesminister i Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit. Gjithashtu u shkarkuan Genc Alizoti, prefekt i qarkut te Durresit dhe Robert Bitri, prefekt i qarkut te Fierit. Vendimet hyne ne fuqi menjehere.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›