E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dibër, makina del nga rruga dhe përfundon në lumë, 2 të zhdukur

DIBER –  Një automjet me të cilin udhëtonin dy persona ka dalë nga rruga në Urën e Topojanit në Dibër.

Mësohet se makina tip “Benz” ka përfunduar në lumin Drin i Zi, ndërkohë që nuk dihet ende fati i dy personave që ndodheshin në automjet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 të mbrëmjes së sotme, ndërkohë që dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë.

Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nisi kërkimet në lumë për personat që rezultojnë të zhdukur. Aktualisht mësohet vetëm se drejtuesi i mjetit ka mbiemrin Halili.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›