Francë, nxehet fushata presidenciale, të dielën populli vendos
FRANCË- Akuzat për skandale dhe truke të pista kanë turbulluar fushatën për zgjedhjet presidenciale në Francë, teksa të dielën votuesit pritet të vendosin se kush do të qeverisë në pallatin Elize për pesë vitet e ardhshme.
Presidenti konservator Nikolas Sarkozi deklaroi se do të padiste websajtin Mediapart për publikimin e një dokumenti ku thuhej se qeveria e ish-liderit Libian Muammar Gadaffi kishte kërkuar të financonte fushatën zgjedhore të Sarkozisë në vitin 2007. Sarkozi nga ana tjetër u përpoq të turpëronte socialistët e Fransua Hollande duke rikujtuar skandalin seksual të ish-kreut të Fondit Monetar ndërkombetar Dominik Shtros Khan.
“Do të padis websajtin Mediapart”,- deklaroi Sarkozi për televizionin France 2, duke shtuar se është groteske të mendosh se Gadaffi do të financonte fushatën e Sarkozi.
Ndërkohë, të dy kandidatët po përgatiten për ditën e 1 majit, ku Sarkozi pritet të mbajë një miting në sheshin Trokadero të Parisit, ndërsa Hollande do të marrë pjesë në një ceremoni përkujtimore për ish-kryeministrin socialist të Francës Pierre Beregovoy (Pierre Beregvua), i cili kreu vetëvrasje më 1 maj të vitit 1993.
(el.me/news24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Francë, Hollande sërish në krye të garës presidenciale