Zgjedhjet serbe, OSBE rol lehtësues, Kosova mirëpret vendimin
PRISHTINË- Në prag të zgjedhjeve serbe në Kosovë, OSBE përmes një komunikate për media ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes për rolin lehtësues që do ta ketë ky mision në organizimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale.
Sekretari i përgjithshëm i OSBE-s,ë Lamberto Zanier tha se tashmë “OSBE ka nisur përgatitjet për organizimin e qendrave të votimit për t’iu mundësuar votuesve në Kosovë që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në këto zgjedhje.”
Nga ana tjetër, qeveria e Kosovës ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes OSBE dhe Serbisë. "Vendimi i OSBE-së reflekton qëndrimet dhe parimet e panegociueshme dhe vijat e kuqe të Republikës së Kosovës për këtë çështje. Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se ky është një hap i madh për shtetin e Kosovës, sepse për herë të parë Serbia është pajtuar që të mos organizojë asnjë lloj zgjedhje në Kosovës, 13 vite pas përfundimit të luftës",,- thuhet ndër të tjera në komunikatën për media të qeverisë kosovare.
Zgjedhjet lokale, presidenciale dhe parlamentare të Serbisë mbahen më 6 maj. Autoritetet kosovare kanë lënë të kuptohet se duke marrë për bazë parimin e dyshtetësisë, serbët e Kosovës mund të votojnë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, por jo edhe për ato lokale, të cilat politikanët serbë të veriut këmbëngulin që t’i mbajnë.
(el.me/BalkanWeb)