Pukë, digjet linja e tensionit të mesëm, transmetuesit TV e telefonik pa energji
PUKË- Transmetuesit televizivë, ato të ushtrisë dhe telefonisë së lëvizshme që janë të instaluar në pikën e Midës në Pukë, kanë mbetur pa energji elektrike.
Shkak është bërë djegia e linjës së tensionit të mesëm që furnizon këtë pikë. Vetëm pak metër larg nënstacionit elektrik të Fushë-Arrëzit, linja elektrike është përfshirë në flakë.
Specialistët bëjnë të ditur se shkak për defektin është bërë amortizimi i rrjetit. Ende nuk është ndërhyrë për riparimin e defektit.
(el.me/new24/BalkanWeb)