Atentati ndaj Edi Rames prokuroria gjen personin e katert

Dyshohet se eshte implikuar ne bisedat telefonike mes tyre. Per te identifikuarin e fundit me pseudonimin Tiku tashme eshte leshuar nje urdher-ndalimi
TIRAN- Pa kaluar 10 dite nga arrestimi i tre te dyshuarve burrelas per pergatitjen per atentat ndaj kryetarit te Partise Socialiste z.Edi Rama prokuroria e Tiranes ka identifikuar nje person te katert i cili dyshohet se eshte implikuar ne bisedat telefonike mes tyre. Sipas burimeve zyrtare te institucionit te akuzes mesohet se eshte arritur te identifikohet njeri nga tre personat e tjere te dyshuar si pjese te organizimit per kryerjen e atentatit ndaj kreut te Bashkise se Tiranes z.Rama.
Identifikimi i tij eshte kryer me ane te pergjimeve te telefonit nga kompanite e telefonise levizese ku i dyshuari ka terhequr numrin e telefonit qe ka disponuar gjate bisedave mes te arrestuarit te dyshuar si drejtues i ketij organizimi shtetasin Luan Rami-thuhet nga prokuroria.
Per te identifikuarin e fundit me pseudonimin Tiku tashme eshte leshuar nje urdher-ndalimi nga organi i akuzes urdher te cilin pritet ta ekzekutoje Drejtoria e Policise ne Tirane. Gjithashtu keto burime konfirmuan se gjate marrjes ne pyetje i dyshuari Luan Rami ka pohuar se ka qene i dehur ne momentin qe e ka nisur mesazhin ne adrese te numrit te kryetarit te Partise Socialiste z.Edi Rama duke i kerkuar demshperblim per xhamat e thyera te makines se tij nga demonstruesit e 21 janarit.
Kam qene i dehur kur e kam nisur ate mesazh. Ne asnje moment nuk e kam kercenuar. Por mesazhi nuk eshte derguar pasi ne telefonit tim nuk ka ardhur raporti qe eshte derguar ne numrin e nisur-ka thene L.Rami para prokurorit te ceshtjes Blerim Tominaj gjate marrjes ne pyetje. Nderkaq te dyshuarit e tjere shtetasi Fatos Rami dhe Afrim Kica kane vazhduar te mohojne se kane lidhje me mesazhin qe shoku i tyre Luan Rami e ka nisur ne adrese te kreut te PS-se.
Sipas prokurorise gjate arrestimit dhe pas kontrollit te baneses se te dyshuarve nuk eshte gjetur asnje arme apo mjete qe do te perbente rrezik per jeten e kreut te socialisteve Rama. Ndaj tre te dyshuarve Gjykata e Shkalles se Pare me kerkese te prokurorise me date 30 janar ka caktuar ndaj tyre masen e sigurise arrest me burg me afat nje mujor. Kohe kjo e mjaftueshme per organin e akuzes per te zbardhur te verteten e organizimit te atentatit ndaj kryetarit te Bashkise se Tiranes.
Ndaj tre te dyshuarve prokuroria ka ngritur akuzen e sigurimit te kushteve dhe mjeteve materiale per te kryer nje vrasje ne bashkepunim. Arrestimi i tyre eshte bere mesnaten e 27 janarit nje dite para protestes homazh te opozites se bashkuar kur edhe i jane shtuar perforcimet e ruajtjes fizike kreut te opozites.