E Diel, 1 Nëntor 2026

Dibër, makina përfundon në lumë, humb jetën drejtuesi 19-vjeçar

DIBER –  Gjendet trupi i pajetë i 19-vjeçarit, i cili ra dje në ujërat e lumit Drini i Zi, bashkë me mjetin me të cilin udhëtonte.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 të mbrëmjes se djeshme, kur automjeti tip “Benz” ka dalë nga rruga në Urën e Topojanit në Dibër për të përfunduar në ujërat e lumit Drin i Zi.

Burime të policisë bëjnë me dije se makina drejtohej nga 19-vjeçari Mariglen Halili, trupi i të cili u gjet sot në mëngjes pas rinisjes së kërkimeve nga policia dhe banorët e zonës.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti, ndërkohë që dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›