Londër: Samsung kërkon hotelin ajror për të pasurit
Kompania Samsung është interesuar për realizmin e një projekti londinez mbi krijimin e një hoteli luksoz fluturues vetëm për të pasurit, pasi ata do të mund të përballojnë koston marramendëse të tij. Projekti është dizajnuar nga studioja londineze Sejmurpauel dhe ka të bëjë me një hotel ekologjik Erkruz, i cili qëndron në ajër nëpërmjet një rezervuari të mbushur me oksigjen. Në të janë krijuar 9 apartamente luksoze dhe mund të transportohen vetëm 80 pasagjerë dhe 20 anëtarë të ekuipazhit. Kreu i studios, Nik Talbot, tha se pesha e hotelit do të jetë e lehtë dhe gjatësia e tij do jetë 265 metra. Projekti është ende në letër, por të interesuarit për realizimin e tij nuk mungojnë, me hapin e parë të hedhur nga kompania koreane Samsung. Nuk janë dhënë detaje mbi koston e projektit.