E Diel, 1 Nëntor 2026

Dëbora, Policia e Shtetit: Ja akset rrugore më problematike

Policia e Shtetit informon mbi situatën në akset rrugore, për shkak të reshjeve të dendura që kanë mbuluar gjithë vendin. Policia kujton dhe i bën apel drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë normat e përcaktuara në aktet ligjore, veçanërisht për: respektimin e normave të shpejtësisë, mospërdorimin e pijeve alkoolike, përdorimin e rripit të sigurimit, shmangien e parakalimeve të gabuara, përdorimin e kaskave mbrojtëse, përdorimin e dritave jo verbuese, përdorimin e zinxhirëve dhe gomave dimërore.
Në çdo rast qytetarët mund të kontaktojnë me shërbimet e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin përmes numrit telefonik pa pagesë 129, si dhe numrit 126.
 

Policia kujton se Shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë në gatishmëri të plotë për t`i ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës. Ndërkohë me qëllim parandalimin e aksidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e njerëzve, shërbimet e policisë po ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme për respektimin e kërkesave të Kodit Rrugor nga ana e drejtuesve të mjeteve, si dhe në drejtim të pajisjes së mjeteve me pajisjet dimërore.

Situata në akset rrugore në shkallë vendi, nga informacionet më të fundit të marra nga shërbimet e Policisë Rrugore, rezulton:

Në qarkun Kukës:
1. aksi rrugor Morinë - Kalimash i kalueshëm me zinxhirë vetëm për
mjete të vogla,
2. aksi Kukës - Krumë i kalueshëm me zinxhirë,
3. aksi B.Curri - Qafë Morinë i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi B.Curri - Fierz i kalueshëm me zinxhirë,
5. aksi B.Curri - Valbonë i pa kalueshëm
6. aksi Krumë - B. Curri dhe Krum - Qaf Prushi i kalueshëm me zinxhirë
me vështrësi,
7. aksi Kukës - Topojan i kalueshëm me zinxhirë,
8. aksi Ujmisht - Lusen - Bushtricë - Kala e Dodës në drejtim të
Peshkopisë i PA kalueshëm,
9. aksi Shëmri - Qafë Shllak i pa kalueshëm,
10. aksi rrugor Topojan - Shishtavec i pakalueshëm,
Në të gjitha akset nacionale në këtë Qark po punohet për pastrimin e
rrugës dhe hedhjen e kripës. Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta
dhe në disa segmente ka dhe shtresa akulli, po punohet në vazhdimësi
me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në
të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Dibër:
1. aksi rrugor Peshkopi - Bulqizë - Klos - Burrel - Ulëz i kalueshëm
me zinxhirë,
2. aksi Bulqizë - Shupenzë - Ostren i kalueshëm me zinxhirë,
3. aksi Krastë - Bulqizë i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi rrugor Peshkopi - Sllovë - Kala e Dodës në drejtim të Kukësit
i pakalueshëm,
5. aksi Peshkopi - Muhurr - Aras i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
6. aksi Arras - Zall Dardhë - Reç i pakalueshëm,
7. aksi Ostren - Stëblevë - Librazhd i pakalueshëm,
8. aksi Arras - Lurë i pakalueshëm.
Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta dhe në disa segmente ka dhe
shtresa akulli. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve
për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Shkodër:
1. aksi rrugor Shkodër - Mabe i kalueshëm me zinxhirë,
2. aksi rrugor Shkodër - Koman i kalueshëm me zinxhirë,
3. aksi Qaf Çelë - Pukë - Fushë Arrës - Qafë Mali- Qafë Shllak i pa kalueshëm,
4. aksi Koplik - Hani i Hotit i kalueshëm me zinxhirë,
5. akset Koplik - Razëm, Bogë - Theth, Selcë - Vermosh të
pakalueshme, po punohet për pastrimin e tyre,
6. aksi Qafë Mali - Dardhë- Fierz i pakalueshëm,
7. aksi Fushë Arrës - Iballë i pakalueshëm.
Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta dhe në disa segmente ka dhe
shtresa akulli. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve
për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Lezhë:
1. aksi Rubik - Kalimash i kalueshëm me zinxhirë vetëm për mjetet e vogla,
2. aksi rrugor Mirdit - Shpal - Fushë Arrës i kalueshëm me zinxhirë
me vështirësi,
3. në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës akset rrugore
janë të pakalueshme.
Në të gjitha akset rrugore nacionale lëvizja e automjeteve është e
kalueshme. Po bashkëpunohet me entin pronar të rrugëve për hedhjen e
kripës dhe skorieve në rrugë për shkak të ngricave gjatë natës.

Në qarkun Tiranë:
1. në drejtim të Qafë Krrabës i kalueshëm pa zinxhirë
2. në drejtim të Dajtit i kalueshëm me zinxhirë

Në qarkun Elbasan:
1. aksi Librazhd - Qafë Thanë i kalueshëm me zinxhirë, po punohet për
pastrimin e tij si dhe po hidhet kripë në bashkëpunim me entin pronar
të rrugës.
2. aksi Elbasan - Qafë Krrabë i kalueshëm pa zinxhirë,
3. aksi Librazhd - Bulqizë i bllokuar, po punohet për pastrimin e këtij aksi.
Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja është normale.

Në qarkun Korçë:
1. aksi rrugor Kapshticë -Korçë - Qafa Plloç - Qafë Thanë kalohet me
zinxhirë,
2. aksi rrugor Korçë - Boboshticë - Dardhë dhe aksi rrugor Korçë -
Voskopojë janë të pakalueshme
3. aksi Korçë - Ersekë - Leskovik kalohet me zinxhirë vetëm për mjetet e vogla.
Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta në disa segmente ka dhe
shtresa akulli. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve
për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Berat:
1. aksi Bogovë - Skrapar kalohet pa zinxhirë, po punohet në vazhdimësi
me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.
Në të gjitha akset rrugore lëvizja është normale.

Në qarkun Gjirokastër:
1. aksi Kakavijë - Gjirokastër - Tepelenë kalohet me zinxhirë,
2. aksi Tepelenë - Përmet është i kalueshëm me zinxhirë,
3. aksi Përmet - Çarshovë është i pakalueshëm,
4. aksi Jorgucat - Qafa e Muzinës e kalueshme me zinxhirë me vështirësi.
Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e
gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Vlorë:
1. në segmentin rrugor Vlorë - Llogara lëvizja e automjeteve kryhet pa
zinxhirë dhe po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për
normalizimin e gjendjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›