Dibër, shpërthim në një banesë, vdesin motër e vëlla

Motër e vëlla kanë gjetur vdekjen ndërsa nëna e tyre është plagosur rëndë si pasojë e një shpërthimi në banesën e tyre.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në komunën Kastriot të Dibrës ku si pasojë e një shpërthimi kanë gjetur vdekjen 21-vjeçari Derjan Kurti dhe motra e tij Nexhmije Kurti 17 vjeç si dhe është plagosur nëna e tyre Violeta Kurti.
Menjëherë e plagosura është dërguar në spitalin e Dibrës dhe më pas është transportuar drejt spitalit Ushtarak të Tiranës për një ndihmë më të specializuar.
Sipas hetimeve të para të policisë mësohet se shkak për shpërthimin është bërë një bombul gazi por policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.