E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina e pret me nderime liderin sudanez

Kina e ka pritur me nderime të mëdha presidentin e Sudanit Omar al Bashir, ndaj të cilit ekziston një urdhër arresti me akuzën për krime lufte.

Presidenti Omar al Bashir, është duke e vizituar partnerin dhe investitorin kryesor të shtetit të tij, Kinën, vetëm pak ditë para se Sudani jugor të shpallet vend i pavarur.

Al Bashir është takuar me Presidentin Hu Zhintao, në Hollin e Madh të Popullit në qendër të Pekinit. Gjykata Penale Ndërkombëtare e ka akuzuar Bashirin se ka orkestruar krimet në rajonin e Darfurit në Sudan.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›