Aksident ne Kukes polumbaret 4 ore kohe te nxjerrin dy viktimat

Katër orë u janë dashur polumbarëve për të nxjerrë trupat e viktimave nga aksidenti i orëve të para të ditës së djeshme në aksin rrugor Kukës-Krumë.
Bëhet fjalë për ngjarjen e rëndë automobilistike në rrugën Kukës-Krumë, ku humbën jetën dy udhëtarë, që ndodheshin në një auto-veturë dhe që udhëtonin nga Kukësi për në Krumë.
Sipas policisë së Kukësit, rreth orës 07:30 të ditës së hënë ka dale nga rruga automjeti tip Toyota, me targa TR 2516-I, ku për pasojë kanë gjetur vdekjen shtetasit Ilir Esat Muca, vjeç 39, lindur në fshatin Spas, rrethi Kukës e banues në Durrës, punonjës i policisë ushtarake në këtë qytet si dhe shtetasi Shaqir Nazif Matmuja,40 vjec , lindur ne Perbreg, dhe banues në qytetin e Kukësit baba i tre fëmijëve.
Aksidenti ka ndodhur në pikën më kritike të kësaj rruge tërësisht të amortizuar dhe pa asnjë masë mbrojtëse në një rrëpirë që është në një kënd gati 45 gradë sipër liqenit të Kukësit.
Automjeti sipas hetimeve të para ka lënë korsinë e vet , pasi në vendin ku ka dalë nga rruga ka patur hapësirë manovrimi dhe shpejtësia nuk ka qenë e madhe dhe ka rënë poshtë në gremine afro 300 m, duke nxjerrë dhe trupat e pajetë të Matmujës dhe Muçës, ky i fundit ka qenë në timon.
Sipas të dhënave të para, mendohet se shoferi ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe varianti më i mundshëm është që ai të ketë qenë në gjumë ose të ketë pësuar ndonjë problem shëndetësor, por dhe mund të ketë ndodhur ndonjë defekt i papritur në makinë.
Viktimat po udhëtonin për në qytetin e Krumës dhe bashkarisht menaxhonin disa pika të lojërave të fatit.
Ky është segmenti më i rrezikshëm i rrugës Krumë-Kukës, ndërsa në projektin e ri që ka filluar se ndërtuari është parashikuar tërësisht devijimi i këtij aksi për shkak të rrezikshmërisë që paraqet.
Katër ditë më parë përballë këtij vendi në krahun tjetër të rrugës Kukës-Tiranë në aksin e vjetër në një aksident të ngjashëm humbi jetën një person dhe u plagosën dy të tjerë.