E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dibër,gjendet trupi i 34 vjeçarit të humbur

Një 34 vjeçar është gjetur pas 20 ditësh nën dëborë. Sipas policisë trupi i pajetë i Hysen Lekës nga Reçi i Dibrës u gjet mëngjesin e sotëm pas shkrirjes së dëborës në afërsi të fshatit të tij. Nga të dhenat e para të policisë mesohet se shkak i vdekjes se 34 vjeçarit është bërë i ftohti dhe dëbora pasi në trupin e viktimës nuk janë janë konstatuar shënja dhune. Familjarët e 34 vjeçarit dhanë alarmin për humbjen e tij që mesnatën e 3 janarit pasi Leka kishte dalë nga shtëpia për të mjekuar dhëmballën dhe nuk ishte kthyer më. Kërkimet për gjetjen e tij në dëborë nuk rezultuan të sukseshme derisa ditën e sotme pas shkrirjes së dëborës trupi i tij u shfaq vetem disa metra larg fshatit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›