Beqja:Kanë falimentuar qindra biznese nëpër rrethe

Partia Socialiste deklaroi sot se në të gjithë vendin janë mbyllur qindra biznese të vogla për shkak të vështirësive ekonomike. Në një prononcim publik, nënsekretari për programin në Partinë Socialiste Ilir Beqja, deklaroi se biznesi po goditet më tej, pavarësisht rritjes dyshifrore të prodhimit të brendshëm bruto të pretenduara nga qeveria. Beqja theksoi se qindra biznese si në Korçë, Fier, Durrës, Berat, etj janë mbyllur gjatë vitit 2008. Këto biznese të vogla u mbyllën pasi nuk përballuan dot listën e gjatë të borxhlinjve që merrnin mall pa patur mundësi për të paguar. Është rënia e ndjeshme fuqisë blerëse të familjeve shqiptare që bëri që këto biznese të vogla t'i shtohen numrit të njerëzve në nevojë"-theksoi Beqja.