E Diel, 1 Nëntor 2026

Dibër,krim në familje, gruaja vret bashkëshortin

Një krim i rëndë brënda familjes është regjistruar ne Dibër. Kësaj here është gruaja që ka qëlluar mbi bashkeshortin e saj duke e lënë të vdekur në vënd.

Ngjarja ndodhi sot në fshatin Sllovë. Policia ben te ditur se gruaja, indetiteti i të cilës ende nuk bëhet i ditur për arsye hetimi, ka vrarë bashkeshortin Dilaver Lahi, 40 vjeç.

Ende nuk dihen arsyet e këtij akti të rëndë, ndërsa policia ka nisur menjëherë nga hetimet. Ndaj saj ka nisur proçedimi penal, ndërsa materialet i kanë kaluar për hetim Prokurorisë.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›