Greqia përfshihet nga një valë e re të ftohti

Greqia është përfshirë nga një valë e re të ftohti. Temperaturat e ulura janë shoqëruar edhe me reshje të dendura dëbore në pjesën kontinentale të vendit.
Reshjet e dendura të dëborës kanë çuar sot në mbylljen e shkollave përreth Selanikut, Kozanit, Grevenasë, Janinës dhe Kosturit.
Teksa edhe ishujt Tasos dhe Evbeja janë përfshirë nga reshje dëbore, në Kretë parashikohen reshje të dendura shiu.