KiE, miraton raportin e Dick Martit për trafikimin e organeve
Komiteti Parlamentar i Asamblesë së Këshillit të Evropës (APKE) për të Drejtat e njeriut dhe legjislaturë ka miratuar në Paris projektin e raportit të raportuesit Dick Marty, me të cilin akuzohet kryeministri Hashim Thaçi se është shef i grupeve mafioze për kontrabandim armësh, droge dhe organesh njerëzore në gjithë Evropën Lindore, njofton agjencia serbe e lajmeve FoNet.
Në mbledhjen e këtij komiteti, sipas agjencive të lajmeve të Beogradit, pati përpjekje që shqyrtimi i raportit të Martit të shtyhet, por shumica e anëtarëve të tij ishte kundër kësaj dhe vendosën që kjo temë të futet në rendin e ditës të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Pas mbledhjes së komitetit, që thuhet se u mbajt me dyer të mbyllura, deputetja e Kuvendit të Serbisë, Natash Vuçkoviç, ka uruar Dick Martin për raportin e guximshëm, bëjnë të ditur agjencitë.
Meqë në cilësinë e anëtarit të delegacionit parlamentar të Serbisë në APKE kishte marrë pjesë në mbledhjen e komitetit, Vuçkoviç theksoi se qëllimi i Dick Martit tij nuk është të bëjë hetim, por të tërheq vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare për këtë problem.