Dick Marty tërheiqet nga politika

Në prag të nisjes së hetimeve për akuzat e tafikimit të organeve në Kosovë, komisioneri Dick Marty, raport i të cilit ngrinte këto akuza tërhiqet nga politika.
Politikani zviceran dhe anëtari i Këshillit të Evropës, Dick Marty, këtë të enjte do ta ketë ditën e fundit në politikën evropiane. Sipas mediave zvicerane Marty ka vendosur të tërhiqet jo vetëm nga delegacioni zviceran i Këshillit të Evropës, por edhe nga politika zvicerane për t`u kthyer në Tessin të Zvicrës, pas 13 vitesh në Strazburg.
Marty, i cili është i njohur për raportet e tij të famshme për të ashtuquajturat Burgje të CIA-s në Evropën e Mesme dhe Lindore dhe mbi të gjitha për raportin e tij të famshëm për të ashtuquajturën tregti me organe në Kosovë, ku implikon drejtpërsëdrejti e edhe kryeministrin e Qeverisë së Kosovës Hashim Thaçin, i ka thënë gazetës së njohur zvicerane Neue Zuercher Zeitun` se pret që të zbardhet edhe ky rast.
Shumëkush, Martyn e ka quajtur edhe një politikan i cili ka bërë çdo gjë që të depërtonte në media me akuzat e tij spektakolare. Si pasojë e raportit të të tij të hartuar në Këshillin e Evropës Misioni i EULEX-it në Kosovë dhe Bruksel tashmë ka nisur me hetimet për rastin e `organeve`.
Në anën tjetër pritet të hetohet nëse së pari Hashim Thaçi e më pas edhe politikanë të tjerë nga Kosova do ta mbajnë premtimin e tyre. E ky premtim ishte: sapo t`i hiqet imuniteti politik që Marty kishte në Parlamentin Zviceran dhe atë të Këshillit të Evropës Martyn do ta padisnin për gënjeshtër dhe falsifikim. Tani që nga kjo e enjte, Dick Marty është një qytetar i zakonshëm zviceran dhe më nuk ka imunitet.