Didier Drogba ka pasur malarie
Sulmuesi afrikan i Celsit Didier Drogba eshte ekzaminuar me semundjen e malaries por kjo nuk e pengon per te vijuar te luaje futboll. Lajmi u be publik dje nga klubi londinez. Permes nje njoftimi zyrtar ne faqen e internetit duke iu referuar trajnerit Karlo Anceloti Celsi ben me dije se Drogba ka vuajtur nga malaria. Sipas njoftimit 32-vjecari eshte trajtuar per semundjen ne fjale cka e ka penguar te jete ne 100 per qind te formes ne dy ndeshjet e fundit. Nje kontroll mjekesor nxori ne pah malarie - beri te ditur trajneri Anceloti. Ishte pa qejf iu pre fuqia dhe i humbi seancat stervitore. Nuk ndihej mire nuk kishte fuqi per tu stervitur. Tekniku italian shpjegoi se lojtari i eshte nenshtruar trajtimit mjekesor gjate javeve te fundit. Do te behet mire pas kures - shtoi Anceloti.
Situata ishte serioze para disa kohesh por tani eshte me mire. Tashme ekziston mundesia te trajtohet dhe te sherohet. Eumlshte ne rregull dhe neser do te jete ne fushe.